Flash News

KRYESORE

Merkel flet pas takimit me Ramën: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, do punojmë fort që në mars të arrihen rezultate

Merkel flet pas takimit me Ramën: E ardhmja e Shqipërisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi edhe një herë se Gjermania është e angazhuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Berlin, në një konferencë të përbashkët Merkel tha se perspektiva e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në BE.

"Shumë njerëz humbën shtëpitë gjatë tërmetit, mbi 50 persona humbën jetën. Unë jam e gëzuar që komisioni ka dërguar ftesat për konferencë donatorësh dhe Gjermania do të marrë pjesë.

Bashkëpunimi dhe gatishmëri në rajon ka qenë mbresëlënëse, megjithatë kjo ishte goditje e rëndë për Shqipërinë.

Dëshiroj të them se në lidhje me reformën në drejtësi janë arritur shumë gjëra dhe do vijojë që të përmbyllet. Ka rëndësi qendrore për të ardhmen e Shqipërisë, ndërsa për qeverinë federale gjermane dua të them se i përmbahemi qartësisht perspektivës së Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Ne duam që këto shtet të përafrohen me BE dhe në takimin e ardhshëm të Këshillit të Europës në mars të kemi një dakordësi për nisjen negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet kanë sukses të konsiderueshme dhe do punojmë fort që në mars të arrihen rezultate. Besoj se e ardhmja e këtyre dy vendeve është në BE. Kjo është edhe në interesin tonë. Komisioni i ri Europian synon të jetë edhe një komision që synon të theksojë edhe dimensionin gjeopolitik, ndaj jep më shuam shans për ta çuar përpara këtë proces", tha Merkel.

Të fundit