Flash News

KRYESORE

Merrni frymë lirisht, Partizani jep lajmin e madh për Teqjen

Merrni frymë lirisht, Partizani jep lajmin e madh për Teqjen

Partizani ka gëzuar tifozët me lajmin e fundit në lidhje me portierin Aldo Teqja. "Gardiani i portës" u rrëzua nga kati i gjashtë i pallatit të tij dhe fatmirësisht ka shpëtuar mrekullihsht.

Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama së bashku me trajnerin Franco Lerda kanë vizituar ditën e sotme 24-vjeçari. Kampionët e Shqipërisë kanë bërë me dije se gjendja shëndetësore e Teqjas është e mirë dhe shumë shpejt do të largohet nga spitali ku po qëndron.

Njoftimi - "Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit".

Të fundit