Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Fleckenstein për Ramën: Shumica absolute rrezik më vete, duhet të dijë të përdorë pushtetin

Mesazhi i Fleckenstein për Ramën: Shumica absolute rrezik më

 Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, në një intervistë për “Deutsche Welle” ka vlerësuar zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe e sheh të hapur rrugën për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. Gjithashtu ai pret që Rama të dijë si të përdorë pushetin.

Edi Rama është triumfuesi i këtyre zgjedhjeve me një përqëndrim të ri pushteti, ai kapi shumicën absolute. Çfarë rreziqesh përmban një përqëndrim i tillë i pushtetit?

Shumicat absolute gjithmonë e mbajnë një rrezik me vete, pra që qeveritë e ekzagjerojnë, por në shumë vende ka qeveri që qeverisin me shumicë absolute. Parimisht kjo nuk përbën problem, ai fillon e bëhet i tillë, kur qeveria e keqpërdor këtë pushtet që ka, por për këtë nuk kemi të dhëna për momentin.

A do të thotë kjo se do të jetë më e vështirë në këto kushte për opozitën që të luajë rolin e saj monitorues kundrejt qeverisë?

Jo, nuk ka pse të jetë kështu. Opozita gjithmonë është në një numër më të vogël se qeveria, ndryshe nuk do ishte opozitë. Por po qe se i llogarisni deputetët të gjithë bashkë, – nuk e di nëse do të ketë koalicione -, por nëse nuk ka, atëherë opozita në parlamentin e ri do të ketë më shumë se 50 vetë, pra sigurisht që është një opozitë e madhe. Më e vështirë bëhet atëherë, kur mazhoranca bëhet shumë më e fuqishme dhe opozita zvogëlohet.

Rama e ka tani “timonin” e pushtetit, siç kërkoi në fushatë, në mënyrë që të kishte më shumë liri për të zbatuar reformat e thella. Çfarë prisni tani nga qeverie e re Rama?

Kryeministri Rama e ka tani rrugën e hapur, për të mbetur tek imazhi tij, dhe nëse ai di ta përdorë si duhet këtë pushtet, ai do të gjejë shumicën që i duhet edhe në parlament. Këtë tani Rama duhet ta vërtetojë. Detyrat që qëndrojnë para qeverisë janë zbatimi i vërtetë i reformës në drejtësi, ajo duhet të çojë përpara luftën kundër drogës, korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Në pikë tjetër e rëndësishme do duhet të jetë trajtimi i çështjes së vështirë të pronës dhe gjetja e një zgjidhjeje për këtë. Rama nuk për t’u ankuar, se tavolina e tij e punës do të jetë plot.

 

Të fundit