Flash News

KRYESORE

Mesazhi i parë i ambasadores së SHBA-së Yuri Kim: Jam gati t’i përvishem punës

Në ditën e saj të parë të punës në Tiranë, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dha një mesazh për shqiptarët.

“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, u shpreh ajo.

Kim erdhi ditën e djeshme në kryeqytet, trembëdhjetë ditë pas betimit për detyrën e re në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Yuri Kim u nominua për postin e ambasadores në Shqipëri nga presidenti Donald Trump në qershorin e shkuar, për të zëvendësuar vendin e lënë bosh nga Donald Lu.

Kim është gruaja e parë korean-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori. Ajo është anëtare e stafit të lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

 

 

Të fundit