Flash News

KRYESORE

Mësuesja shqiptare në Shangai: Unë nuk kam frikë të iki në Kinë, por të qëndroj në Tiranë

Mësuesja shqiptare në Shangai: Unë nuk kam frikë të iki

Një mësuese e gjuhës angleze, që jep mësim në Shangai të Kinës, Edona Dogjani, ka dhënë një intervistë për televizionin ABC News dhe ka treguar eksperiencën e saj, se si u kthye nga Kina dhe si veproi këtu.

Mësuesja e cila kishte kohë që ishte kthyer nga Shangai vendi dhe ku punonte, shprehet se dhe pse ka pas dëshirë që të zhvillojë analizat për merak më shumë në Institutit e Shëndetit Publik i është thënë se për ta bërë një gjë e tillë duhet të ketë patjetër simptoma ose të ketë rekomandim nga një mjek.

“Ndërkohë pas përhapjes së alarmit të koronavirusit vetë drejtoresha e Institutit Shëndetësor Publik më ka marrë në telefon dhe është interesuar unë shumicën e kohës kam qëndruar në shtëpi, që të mos tregohesha egoiste. Unë erdha para se të shpërthente virusi dhe unë nuk kam pas simptoma. Vëllai sapo ka ardhur nga Kina dhe i kanë kërkuar që të bëjë analiza nga familja. Vëllai e ka bërë karantinën në Bali si një masë sigurie për të parë është apo jo mbartës para futjes në Shqipëri,”tha mësuesja.

Ndër të tjera ajo është shprehur se mendon se koronavirusi mund të ketë ardhur në Shqipëri, dhe ajo ka më shumë frikë të qëndrojë këtu sesa të ikë në Kinë.

“Unë mendoj se në Shqipëri mund të ketë ardhur koronavirusi, unë besimin e humba në momentin që nuk më bënë vizitën. Një shoqe e imja mund të vijë në  Shqipëri dhe virusin mund ta ketë por simptomat patjetër që shfaqen pas 14 ditësh. Nëse unë do të punoja në Ministrinë e Shëndetësisë do tu bëja të gjithë personave që shkojnë. Ato duhet të ndjekin historikun”, tha ndër të tjera Edona Dogjani.

Të fundit