Flash News

KRYESORE

Meta: Nuk kthehem më tek LSI, për mua është si të gjitha partitë e tjera

Meta: Nuk kthehem më tek LSI, për mua është si të

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në emisionin ‘Open’ në Top Channel se nuk do të kthehet më në krye të LSI-së dhe se për të kjo parti nuk ndryshon nga partitë e tjera.

Gazetarja Eni Vasili i ka kujtuar atij deklaratën e bashkëshortes së presidentit, Monika Kryemadhi se nëse Meta jepte dorëheqjen nga posti i presidentit, ajo nuk do t’ia linte partinë. Meta ju përgjigj me qetësi kësaj pyetje, duke thënë se Kryemadhi nuk ka pse shqetësohet për këtë.

“Znj. Kryemadhi nuk ka pse shqetësohet për gjëra të tilla sepse nuk kam ndërmend të kandidoj ndonjëherë për një çështje të tillë. Më duket se e kam bërë të qartë se angazhimi im është për çështje të mëdha mbarëkombëtare, nuk është më dhe nuk do të jetë për çështje të karakterit parcial apo ideologjik”, tha Meta.

Ai shtoi se LSI-në sot e sheh si çdo parti tjetër në Shqipëri.

“Për mua LSI është si 50 parti të tjera të Shqipërisë. E them si president, nuk ka ndryshim nga asnjë prej partive të tjera. Unë jam i qartë dhe i ftohtë në këtë raport sepse kam dhënë gjithçka kur kam patur detyrimet e mia ndaj LSI-së, tani le të eci vetë”, u shpreh ai.

Meta tha ndër të tjera se ‘nuk duhet të ngatërrojmë çështjet e sjelljes publike me raportet personale, apo me raportet familjare. Ato janë zgjedhjet e LSI-së, mban përgjegjësi vetë LSI-ja, e gjykon populli shqiptar.’

Të fundit