Flash News

KRYESORE

Meta vlerëson me ‘medalje’ Ramën. Cili është ‘Urdhëri’ që do t’i akordojë

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur me një postim në facebook deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se presidenti duhet të dalë në krye të opozitës kur të shkarkohet.

Në mënyrë ironike, Meta ka postuar një foto ku është ai bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe sipër saj shkruan: “O Zot ç'më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t'i jap "Urdhrin e Skënderbeut", ky kërkon vetëm "Urdhrin e Tao-Spiropalit"!”

Meta nënkupton në këtë rast se Balla dhe Spiropali janë zërat më pranë Ramës dhe ata përçojnë atë që u dikton ky i fundit.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali foli me tone te ashpra per Presidentin gjatë fjalës së saj në Kuvend për kthimin e dekreteve. Spiropali u shpreh se Meta flet me gjuhën e opozitës, ndërsa shtoi se Komisioni Hetimor nuk do të shërbejë si mekanizëm ndëshkues për Presidentin, por si çlirues për t’u kthyer Ilir Metën në krye të opozitës. Gjithashtu ajo theksoi se po pret për të dëgjuar nga Presidenti, se kush do ta digjte parlamentin.

Ndërsa Balla u shpreh kundër kandidaturës të propozuar nga presidenti Meta për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Petraq Milo, duke e quajtur atë të papërshtatshëm.

Të fundit