Flash News

KRYESORE

Ministren franceze e zë paniku, harron maskën në makinë dhe mbulon fyryrën me duar

Ministren franceze e zë paniku, harron maskën në makinë dhe
Ministrja franceze e Industrisë është filmuar e shqetësuar ndërsa vraponte pas makinës së saj për të marrë maskën, para se t’i bashkohej festimeve kombëtare të ditës së Bastijes. Ajo u përshëndet njëherë me të pranishmit në event, të cilit mbanin maska në fytyrë dhe aty kuptoi se ajo nuk e kishte të sajën. Megjithatë një zyrtar që ndodhej pranë i ka dhënë një maskë tjetër. Nga pamjet shihet se si ministrja e Emmanuel Macron, mbulon fytyrën dhe vrapon e alarmuar drejt makinës. Por disa çaste më vonë, një zyrtar që ndodhej pranë saj i dha një maskë rezervë. Kujtojmë se presidenti Macron ka inkurajuar bashkatdhetarët e tij që të vendosin maska sa herë të jetë e mundur kur janë në hapësira publike, madje edhe jashtë.

Të fundit