Flash News

KRYESORE

Miratohet raporti hetimor për veprimet e presidentit: Ilir Meta nuk shkarkohet!

Miratohet raporti hetimor për veprimet e presidentit: Ilir Meta nuk

Komisioni Hetimor miraton raportin përfundimtar për veprimet e presidentit Ilir Meta. Me 6 vota pro dhe asnjë kundër, komisioni vendosi që presidenti të mos shkarkohet pas veprimeve hetimore, lidhur me ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, si dhe për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas këtij raporti, presidenti ka kryer shkelje, por pa pasoja dhe nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar një kërkesë për shkarkim.

Ky raport u kundërshtua nga opozita parlamentare, por edhe nga deputeti Bashkim Fino.  

Në vend të shkarkimit, në raport propozohen ndryshime kushtetuese ku të përcaktohen qartë kompetencat e kreut të shtetit dhe mekanizmat që të ndalojnë probleme të ngjashme.

Me këtë votim, mbyllet edhe veprimtaria e Komisionit Hetimor, ndaj pas një beteje njëvjecare, Parlamenti do të mblidhet në 23 korrik vetëm për të dëgjuar shkeljet e kryera nga presidenti Meta, por pa ndërmarrë asnjë veprim konkret kundër tij.

Ky komision iu drejtua Venecias dy herë gjatë një viti për t’i kërkuar opinion në lidhje me shkeljet e pretenduara të Presidentit, herën e parë për anulimin e datës së zgjedhjeve dhe herën e dytë për zgjedhjen e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit