Flash News

KRYESORE

Mjeku infeksionist, Pipero: Mund të jenë 400 të prekur aktualisht në Shqipëri

Mjeku infeksionist, Pipero: Mund të jenë 400 të prekur aktualisht

Sipas mjekut të njohur infeksionit, Pëllumb Pipero, i cili është dalluar këto ditë për deklaratat e tij të drejpërdrejta në studiot televizive, aktualisht në vend duhet të jenë rreth 400 të prekur nga covid-19.

“Nëse i referohemi studimeve, e kam thënë se mbas çdo rasti të konfirmuar fshihen 10 raste apo 15 raste të tjera. E sigurt që janë. Në kushtet që jemi numri minimal i personave të prekur mendoj që janë mbi 400.

Numrat janë statistikë dhe statistikat shërbejnë për tu studiuar më pas. Por ajo që qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar për ta përballuar me sa më pak humbje këtë epidemi. E gjithë vëmendja jonë është për ta shtrirë në kohë epideminë, jo për ta ndaluar”, tha në një lidhje me  “ABC Neës” Pipero.

Ai është shprehur gjithashtu se kjo sëmundje ka pasur shumë të panjohura. Sipas tij rastet e para ashtu si në botë, vijnë pa lajmëruar dhe duke mos pasur ansjë informacion ne ekspozohemi edhe pse epidemia ka qenë në qendër të vëmendjes tonë.

“As ne nuk i shpëtuam dot kësaj ndodhie, ne jemi të ekspozuarit e parë jemi heronjtë e parë shpesh edhe dëshmorët e parë. Sa i takon dy mjekëve të konfirmuar pozitiv, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. Janë të vetëizoluar”, – u shpreh Pipero.

Të fundit