Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta Ben Ali, ish-diktatori i Tunizisë

Ndahet nga jeta Ben Ali, ish-diktatori i Tunizisë

Është ndarë nga jeta ish presidenti i Tunizisë, Zine El Abidine Ben Ali.

Ish diktatori u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në spital, pas një sëmundje të rëndë. Lajmin e kanë konfirmuar avokati i tij Mounir Ben Salha dhe e bija.

Ben Ali drejtoi vendin për 23 vjet, por u kritikua gjerësisht për shtypjen e lirive politike dhe korrupsionit. Në vitin 2011, u detyrua të jepte dorëheqjen pas protestave masive në rrugë ku u vranë shumë persona.

Në vitin 2012, ai u dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e protestuesve në revolucion në vitin 2011.

Të fundit