Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta teksa ishte me pushime kirurgu shqiptar, kolegu i QSUT akuza ‘Shëndetësisë’: Nuk t’u gjend me një ambulancë kur pate nevojë

Ndahet nga jeta teksa ishte me pushime kirurgu shqiptar, kolegu i QSUT akuza

Është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare mjeku Abdyl Myzyri i specializuar si kirurg. Mësohet se mjeku ishte me pushime në Spille kur ndërroi jetë papritur.

Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit nga ana e kolegëve të tij, mes tyre edhe mjeku i QSUT-së, Petrit Vargu, i cili akuzon sistemin shëndetësor se atëherë kur ai pati nevojë nuk i dërgoi në kohë një ambulancë, që ndoshta mund t’i kishte shpëtuar jetën.

“Të qoftë dheu i lehtë Dr.Dyl Myzyri! Mjekësisë shqiptare që i kushtove jetën ,nuk t’u gjend pranë as me një ambulancë ,ne të vetmin moment qe pate nevojë. I kemi dëgjuar shpeshherë te deklarojnë se për 15 minuta janë ne cdo skaj te Shqipërisë. Por çuditërisht ,dje ne ketë ore,në Spille, ne zemër te Shqipërisë nuk u duken kurre.

Ne i njohim mire, prandaj i demaskojme. Ti shkëlqen me mungesën tende dhe nuk do te harrohesh kurrë nga miqte duke i lene errësirën dhe turpin sistemit shëndetësor Shqiptar”, shkruan mjeku i QSUT.

Të fundit