Flash News

KRYESORE

Ndarja e Shqipërisë në rajone, Rama e nisi me organizimin e partisë: Veriun e kam unë, Balla dhe Ruçi...

Ndarja e Shqipërisë në rajone, Rama e nisi me organizimin e

Së fundmi, ka nisur një debat lidhur me një ligji të miratuar pa shumë zhurmë në seancën e 29 korrikut në Kuvend. Ligji parashikon ndarjen e Shqipërisë në katër rajone dhe që do të drejtohen nga një agjenci kombëtare me në krye zv.kryeministrin Erion Braçe.

Megjithatë, kjo ide nuk është risi për qeverinë. Kujtojmë se në korrik të 2019-ës pas mbledhjes së Kryesisë, Rama tha se do të organizonte partinë e tij në rajone të ndara mes tij, kreun e Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Zgjedhjet janë bërë në 30 qershor, jemi shumë të angazhuar për të nisur mbarë procesin e qeverisjes vendore, për këtë kemi ngritur tre këshilla drejtues. Konkretisht në rajonin e veriut jam unë, në atë të mesëm do jetë Taulant Balla, në Jug nga kreu i Kuvendit.

Ky është fokusi jonë. Ne e kemi sfidën me problemet e njerëzve, jo me presidencës apo opozitës jashtë. Në tre rajone kemi ngritur tre këshilla me prani të krerëve të bashkive dhe krerëve të degëve të PS. Në këto tryeza do diskutohet në mënyrë të përmuajshme për probleme që lidhen me funksionimin e institucioneve të qeverisjes vendore, të qeverisë në territor, drejtori, agjenci, institucione”, deklaroi Rama një vit më parë.

Të fundit