
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
Ndarja e Shqipërisë në 4 rajone, ç’është projektligji që u miratua në Kuvend pa zhurmë mes debateve për ndryshimet kushtetuese

Në seancën e parafundit parlamentare, në 29 korrik, kuvendi miratoi një sërë projektligjesh. Ndërsa debati ishte përqendruar te çështjet e ndryshimeve kushtetuese, deputetët votuan me 81 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenim, pa shumë zhurmë projektligjin “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, e thënë me fjalë të thjeshta, një ligj që ndan Shqipërinë në 4 rajone dhe që do të drejtohen nga një agjenci kombëtare me në krye zv.kryeministrin Erion Braçe.
Sipas relacionit të ligjit thuhet se synon realizimin e tri objektivave: ndalimin e shpopullimit të zonave rurale dhe emigracionit për të ruajtur projeksionet demografike në kushte të favorshme dhe për të ruajtur identitetin e disa zonave të caktuara rurale; luftimin e papunësinë dhe garantimin e një modeli fleksibël të zhvillimit socioekonomik, përmes një qasjeje që përshtat intensitetin e nevojshëm të ndërhyrjes në secilën prej zonave.
Po ashtu, në nenin 4 thuhet se territori i Republikës së Shqipërisë ndahet në katër rajone zhvillimi, rajonet e zhvillimit janë territoret për të cilat hartohet, zbatohet dhe vlerësohet politika kombëtare për zhvillimin dhe kohezionin rajonal dhe se nuk janë njësi administrative në kuptim të legjislacionit në fuqi për vetëqeverisjen vendore
Rajonet e zhvillimit përcaktohen si njësi territoriale, që përfshijnë disa njësi të vetëqeverisjes vendore duke konsideruar:
- a) vendndodhjen dhe pozicionin gjeografik të tyre;
- b) karakteristikat e zhvillimit socio-ekonomik;
- c) numrin e popullsisë;
- ç) perspektivën e zhvillimit ekonomik.
Rajonet e zhvillimit dhe kufijtë e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, duke konsideruar elementet e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni.
Synimet kryesore
Synimet e zhvillimit rajonal, sipas përcaktimit të këtij ligji, janë: a) zhvillimi i qëndrueshëm, i ekuilibruar shoqëror dhe ekonomik, si dhe kohezioni territorial në territorin e Republikës së Shqipërisë; b) reduktimi i pabarazive ndërmjet dhe brenda rajoneve të zhvillimit dhe përmirësimi i cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët; c) rritja e konkurrueshmërisë së rajoneve të zhvillimit përmes forcimit të kapaciteteve të tyre inovative, përdorimit maksimal dhe vlerësimit të burimeve natyrore, burimeve njerëzore dhe veçorive ekonomike; ç) ruajtja dhe forcimi i identitetit specifik të rajonit të zhvillimit; d) mbështetja e bashkëpunimit ndërvendor, ndërrajonal dhe ndërkufitar të njësive të vetëqeverisjes vendore për zhvillimin social dhe ekonomik të rajoneve të zhvillimit.
Po ashtu, politika e zhvillimit rajonal dhe kohezionit përcakton drejtimet për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik në të gjitha pjesët e territorit të Republikës së Shqipërisë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë.
Politika e zhvillimit rajonal dhe kohezionit hartohet nga Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të zëvendëskryeministrit.
Opozita e bashkuar: Pushtim nga qeveria i pushtetit lokal
Opozita e bashkuar e ka kundërshtuar këtë ligj, që ndan Shqipërinë në 4 rajone, pasi e cilëson kundër interesit të qytetarëve.
Ish deputetja e PD, Dhurata Çupi deklaroi dje në një deklaratë për mediat se ky ligj dobëson pushtetin lokal dhe fondet e BE-së centralizohen në një dorë
“Pas reformës së dështuar për ndarjen e Shqipërisë në 61 bashki, ky ligj largon akoma më shumë shërbimet nga njerëzit. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit local dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë qeveria centralizon pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.
Heqja e shërbimeve ndaj qytetarëve në vendin ku ata banojnë nuk i inetreson Edi Ramës. Interesi i tij për miratimin e ligjit absurd që ndan Shqipërinë në 4 rajone është vetëm politik, eektoral dhe financiar.
Ligji i miratuar pa zhurmë, ditën e miratimit të ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dobëson pushtetin lokal dhe rrit fuqinë e qeverisë qendrore, duke marrë kompetenca të bashkive apo të qarqeve”, tha ish deputetja e PD.
Edhe Petrit Vasili, Nënkryetari i LSI tha se ligji i qeverisë Rama synon të rrëmbejë kompetencat e qarqeve të cilët janë të përcaktuar qartësisht në kushtetutën e Shqipërisë.
“Ky ligj sipas të cilit ndërtohen 4 rajone të reja apo 4 rajone në të cilat ndahet e gjithë Shqipëria është një vendim vetëm i qeverisë shqiptare. Edi Rama me të tijtë vendos që të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete, apo 4 çifligje, të cilat qeverisen nga një dorë vetëm nga qeveria. Pra ndan Shqipërinë në 4 vilajete apo 4 çifligje.
Çfarë do të thotë me fjalë të thjeshta? Do të thotë pushtim nga qeveria i pushtetit lokal. Sepse këto rajone i mbivendosen dhe i rrëmbejnë kompetencat qarqeve të cilët janë të përcaktuar qartësisht në kushtetutën e Shqipërisë e ku ndodhen atje edhe sot e kësaj dite. Pasi flitet shumë qartë që njësitë e qeverisjes vendore, në nenin 108 të Kushtetutës, janë komunat ose bashkitë dhe qarqet. Kufijtë e tyre thotë neni 108 pika 2, nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Dhe çfarë ka ndodhur, me një ligj të thjeshtë që mund të miratohet edhe me 36 vota, i rrëmbehen kompetencat e zhbëhet një autoritet lokal i zgjedhur siç është qarku.
Pra autoriteti i zgjedhur lokal, që zgjidhet nga votuesit, nga shqiptarët, u rrëmbehet kompetenca dhe i jepet qeverisë e cila ngre institucionet e veta, qarqet e veta, vilajetet e veta, pashallëqet e veta”, tha Vasili.
Të fundit


Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50