Flash News

KRYESORE

Ndërhyrja në zgjedhjet e 2017-ës, reagon ministria e Jashtme e Rusisë: Rama gënjen!

Ndërhyrja në zgjedhjet e 2017-ës, reagon ministria e Jashtme e

Akuzat e ditëve të fundit të lëshuara nga revista amerikane “Mother Jones” se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet e qershorit 2017 në Shqipëri kanë shkaktuar reagimin e ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Përmes një reagimi zyrtar, ministria i cilëson pretrendime dhe gënjeshtra deklarata të tilla dhe se kanë si qëllim minimin e lidhjeve në mes të Moskës dhe Tiranës, shkruan agjensia e lajmve ruse “Tass”.  

“Ky material është edhe një ide absurde e cila shkakton keqardhje të thellë dhe e cila nuk ia vlen komenteve të detajuara. Këto lloj spekulime janë pjesë e fushatësë për diskreditimin dhe shpërndarjen e gënjeshtrave, që mediat perëndimore i zbatojnë kundër Rusisë,” thekson ministria ruse.

Më 6 mars, revista “Mother Jones” publikoi një artikull ku shkruante për implikimin e Rusisë në zgjedhjet e Shqipërisë dhe kontratat e lobimit të PD në SHBA.

    

Të fundit