Flash News

KRYESORE

Ndikimi i pandemisë në ekonomi, Meta thirrje qeverisë: Duhet strategji konkrete, rrezikojnë dhjetëra mijëra vende pune

Ndikimi i pandemisë në ekonomi, Meta thirrje qeverisë: Duhet

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga autoritetet shtetërore të ndërmerret një strategjie konkrete dhe efikase, për të parandaluar pasojat e pandemisë në ekonominë shqiptare.

Duke u nisur nga artikujt e fundit se shumë biznese kanë ulur qepenin për shkak të krizës, Meta apelon që të mbështeten kërkesat e biznesit të vogël për të shmangur humbjen e dhjetëra e mijëra vendeve pune.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.

Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë”, shkruan Meta.

Të fundit