Flash News

KRYESORE

Në fillim i ngatërron emrin, Evis Mula flet vetëm për Arbana Osmanin: U tmerrua kur mori vesh për mua

Në fillim i ngatërron emrin, Evis Mula flet vetëm për Arbana
E ftuar sot në emisionin e mëngjesit në "Wake Up", Evis Mula ka hapur një temë nga e kaluara (pa u pyetur nga moderatorët), e cila si duket mban akoma inat me Arbanën. Teksa ka prezantuar projektet e reja, Mula ka kujtuar me nostalgji kohët e vjetra plot 16 vite më parë, kur ka drejtuar programin e famshëm “Top Fest”. Në fillim, Evis Mula i ngatërroi emrin Arbana Osmanit me Albanën: "Ka qenë një duel i frikshëm mes Arbana, Arbana...? Alb... a po se i ngatërroj Albanën me Arbanën." Sopranoja shprehet se kur mori vesh për të, moderatorja Arbana Osmani “u tmerrua”.

“Arbana Osmani u tmerrua atëherë se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu. Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme periudhën kur ka qenë Tani drejtues i këtij super investimi. Kisha ardhur për një program, “Top Select”. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të fiks fare dhe më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit”- u shpreh Evis Mula.

Teksa Ori ndërhyn duke thënë: “E paske içik me Arbanën” Mula u përgjigj duke thënë: “Ajo është gazetare shumë e mirë dhe më vjen mirë që ka arritur aty ku ka arritur. Më vjen pak keq, sepse ka pasur dhe shumë vajza të talentuara pas meje që kanë gjetur mënyrën për t’ia vënë stërkëmbësin. Arbana duhet thjesht të pranoj se atë kohë ka patur shumë të rinj të mirë dhe shumë më të aftë, që nuk dihet se ç’ndodhi që u shkëputën më vonë.” Gjatë bisedës në studio, këngëtarja tha edhe “gatimet ia kemi lënë Arbanës”, ndërsa Isli i sugjeroi t’i bënte një telefonatë moderatores për të sqaruar pakënaqësitë e të kaluarës, pasi po bëhej e pahijshme të flitej rreth Arbanës kur ajo nuk ishte prezente.

Të fundit