Flash News

KRYESORE

'Ne moj Zonjë nuk të lëshojmë, gjakun lumë do ta çojmë', Meta vlerëson “Besëlidhjet e Mallakastrës” me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

'Ne moj Zonjë nuk të lëshojmë, gjakun lumë do ta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Poçem të Mallakastrës, ku vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt e nderim para kujtimit dhe veprës historike të luftëtarëve atdhetarë mallakastriotë.

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti Meta njofton se vlerësoi “Besëlidhjet e Mallakastrës” me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, me motivacionin “Për kontributin e shquar të popullit të Mallakastrës dhe krahinave fqinje në organizimin e luftës për liri dhe pavarësi kombëtare, në kushte të vështira, sa herë e ka kërkuar interesi kombëtar.

Reagimi i Presidentit:

Nder i veçantë t’i akordoja sot Besëlidhjeve të Mallakastrës, Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, simbolin e Heroit tonë Kombëtar, figurës më përbashkuese të të gjithë shqiptarëve, që Fan Noli do ta quante: ‘Shqiptari më i gjallë, midis shqiptarëve të gjallë’, që mishëron forcën që sjell bashkimi, por njëkohësisht edhe që ka përcaktuar identitetin europian të kombit tonë si askush tjetër.

Besëlidhjet e Mallakastrës përgjatë një shekulli janë tre akte të ndritura të vetëdijes, atdhetarizmit, aftësisë organizuese, trimërisë dhe përkushtimit të bijve të Mallakastrës e më gjerë. Ato përcjellin në shekuj mesazhin e madh të atdhedashurisë dhe fuqisë së bashkimit të të gjithë shqiptarëve, pa asnjë dallim në luftën për mbrojtjen e trojeve, sovranitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar.

Besëlidhjet e Poçemit janë dhe do të mbeten kurora e lavdisë së Mallakastrës dhe e gjithë Shqipërisë.

Të fundit