Flash News

KRYESORE

Në Rumani do të testohet sistemi që parashikon tërmetet, të paktën 4 orë para regjistrimit

Në Rumani do të testohet sistemi që parashikon tërmetet,

Në Universitetin Politeknik të Bukureshtit në Rumani do të testohet një sistem që mund të parashikojë tërmetet, të paktën 4 orë para se ato të regjistrohen.

Sipas “Mediafax” sistemi do të jetë në gjendje të zbulojë nivelin, intensitetin dhe epiqendrën e përafërt të tërmetit dhe do të testohet në rajonin e Vrançës, raporton A2.

I ndërtuar nga kompania izraelite “Ionoterra”, ai është ende në fazën konceptuale.

Rektori i Universitetit politeknik të Rumansië tha se puna do të nisë në gjysmën e parë të vitit 2020, kur do të fillojë tu sigurojë autoriteteve informacione mbi tërmetet për të treguar se si funksionon sistemi në praktikë.

Rektori thotë se prova do të realizohet edhe në Kaliforni.

“Sipas llogaritjeve të bëra nga Universiteti Politeknik, jemi të bindur se mund të kemi informacione ekstremisht të besueshme minimalisht 4 orë para. E përsëris, minimalisht 4 orë, pasi maksimumi mund të jetë edhe më tepër”, tha Minea Costoiu, Rektor i Universitetit Politeknik të Rumanisë.

Kronika nga A2

https://www.youtube.com/watch?time_continue=125&v=DjlYOYbvcjM&feature=emb_logo

Të fundit