Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Nëna e djalit që u dhunua nga policia: I vunë shkelmin në grykë se donte të ruante një biçikletë
Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia ka rrëfyer momentet e dhunës ndaj djalit të saj. E ftuar në “360 gradë” në RTV Ora, ajo tregon se si djali i saj u dhunua pasi nuk ka dashur që të lerë biçikletën e cila ishte e shokut.
“Djali më mori leje për të dalë me biçikletë për të takuar një shok. E kishin lënë te Piramida dhe pasi mori leje doli. Takoi shokun dhe donte të ktheheshin në shtëpi, por shoqëruan shokun në shtëpi që e ka nga liqeni.
Pastaj e ndalon policia dhe i thotë që nuk duhet të kalosh këtej. Ky i thotë të lutem të kaloj se nuk e di rrugën të kthehem pas. Nuk është se i njeh mirë rrugët e Tiranës. I thotë polici më jep kartën ID, ndërsa ai i thotë se është 15 vjeç dhe nuk ka. Normalisht polici nuk e beson, dhe i thotë se do ta ndalojnë. Im bir e pyet pse po e ndalon. Në momentin që fëmija bën rezistencë, polici kërkon forcat e tjera. Dhe thërritet patrulla.
Në momentin që erdhën forcat, djali ishte mbi biçikletë dhe nuk donte ta jepte se ishte një shoku dhe kishte frikë se do t’ia mbante policia biçikletën duke dëgjuar edhe gjithë këto lajme në karantinë, jo bllokonin motorë, e biçikleta.
Në momentin që ai nuk ka pranuar të zbresë nga biçikleta është ushtruar dhunë. Rreth orës 17:10 e marr djalin që të vinte në shtëpi të hante bukë. I them ku je se kam gatuar gjëra të mira. Ky me zë të mekur më thotë se është në polici. I them më jep një oficer policie, por polici i thotë se nuk na lejohet të flasim me prindërit”, tha Çobo.