Flash News

KRYESORE

Nënshtetësia për dy biznesmenët indianë të shumëkërkuar, Blendi Klosi çoi propozimin në Presidencë

Nënshtetësia për dy biznesmenët indianë të

Ka qenë Blendi Klosi, në cilësinë e ministrit të Turizmit, që ka dorëzuar në Presidencë propozimin për dhënien e nënshtetësië shqiptare dy biznesmenëve indianë, Nitin dhe Chetankumar Sandesara.

Dy vëllezërit Sandesara janë shpallur në kërkim nga India për mashtrime bankare, ndërkohë që propozimi i Klosit konfirmohet në reagimin e sotëm të zyrës së presidentit ku ndër të tjera thuhet:“Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit  9  të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”.

Propozimi i ministrit Klosi duhet të jetë bërë në fund të 2017-ës dhe deri në javët e para të 2018-ës, pasi firmosja e dekretit për dhënien e nënshtetësisë është bërë nga Ilir Meta më 6 shkurt të 2018-ës.

Nga kërkimet rezulton se kompania e tyre ‘Laxmi Reale Estate & Investment’ është një prej ortakëve në resortin ‘Drymades Dream’, që po ndërtohet në Dhërmi, në jug të vendit. Ata janë bërë aksionerë në fund të vitit 2017-të.

Ndërkohë, Nitin Sandesara është gjithashtu konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri, vendim i firmosur nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Kush janë vëllezërit Sandesara

Dy vëllezërit Sandesara janë drejtues të kompanisë farmaceutike ‘Sterling Biotech Ltd’ (SBL), pjesë e grupit ‘Sandesara’ me bazë në Gujarat të Indisë. Kjo kompani është përfshirë në një skandal të madh mashtrimi bankar dhe pastrimi të parave në Indi, ndërkohë që autoritetet e këtij shteti po kërkojnë ekstradimin e dy biznesmenëve.

Ata akuzohen se kanë krijuar të paktën 200 kompani fiktive për të bërë të mundur fshehjen apo pastrimin e rreth 1 miliard dollarë

Gjykata në Nju Delhi ka miratuar së fundmi kërkesën për ekstradimin e Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, e cila do t’u dorëzohet autoriteteve të Shqipërisë. Autoritetet indiane akuzojnë dy biznesmenët se me qëndrimin në Shqipëri po i shmangen procesit gjyqësor që ka nisur në vendin e tyre.

Të fundit