Flash News

KRYESORE

Neymar tallet me shokun e skuadrës: Eminem italian!

Neymar ka mbi 100 milionë ndjekës në të gjitha faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale dhe di mirë se si t'i përdorë, sepse i argëton vazhdimisht me foto dhe video nga jeta e përditshme.

E fundit është për shokun e tij të skuadrës te PSG, Marco Verratti. Mesfushori shfaqet në një foto me shami në kokë dhe kaq ka mjaftuar që braziliani ta tallë me humor, teksa e ka krahasuar me një legjendë të muzikës rep, Eminem.

“Si Eminem italian”, ka shkruar Neymar në foton e postuar, e cila me siguri që ka marrë mijëra reagime edhe me mesazhe private në llogarinë e sulmuesit. Pavarësisht se si ndihet për faktin që PSG nuk e la të transferohej te Barcelona, Neymar di si të argëtohet.

Të fundit