Flash News

KRYESORE

Nis ndërtimi i stadiumit 30 mijë vendësh në Kosovë, pa kullë dhe më i lirë se “Arena Kombëtare”

Në Kosovë kanë filluar punimet për ndërtimin e një stadiumi të ri kombëtar në Bërnicë, 7 km larg Prishtinës. Shiriti i punimeve të ‘Dardania Arena’ është prerë nga kryeministri Ramush Haradinaj, kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe presidenti i klubit të futbollit Prishtina, Remzi Ejupi.

“Prishtinës dhe Kosovës i ka munguar një infrastrukturë moderne sportive, nisja e jetësimit të të cilës është lajm i mirë për futbolldashësit e kryeqytetit. Në përurim të fillimit të punimeve në qendrën sportive të klubit FC Prishtina në Bërnicë, theksova se gjatë qeverisjës, kemi treguar kujdes të veçantë ne mbështetje të sportit dhe talentëve tanë”.

I gjithë projekti do të financohet nga biznesmeni Remzi Ejupi dhe një pjesë e vogël nga qeveria. Ndërtimi i këtij stadiumi parashihet të kushtojë 40-50 milionë euro dhe pritet të ketë kapacitet prej afro 30 mijë shikuesve qe do te thote se do te kete kosto rreth 10-20 milione euro me te vogel se "Arena Kombetare" edhe pse eshte me kapacitet me te madh, 8 mije vende me shume.

Të fundit