KRYESORE

Nishani mbështet Metën edhe pse nuk pati mbështetje nga LSI për një mandat të dytë

Nishani mbështet Metën edhe pse nuk pati mbështetje nga LSI

Presidenti Nishani ka qenë një ndër figurat qëndrore politike, i cili ka uruar  Ilir Metën për zgjedhjen si Presidenti i ri. Më herët Nishani është shprehur se, do të pranonte një mandat të dytë nëse do të kishte mbështetjene  LSI-së, ndonëse duket se nuk e pati.

Meta falenderoi Nishanin përmes një deklaratë për mediat, duke thënë se ekziston nevoja për të forcuar komunikimin dhe dialogun.

“Dua të falenderoj Presidentin Nishani për mesazhin e urimit që më bëri, menjëherë pas parlamentit duke treguar qytetarinë e tij pasi kemi nevojë, për të forcuar komunikimin dialogun . Unë besoj që LSI do të fuqizohet dhe do të rritet sepse, ka mjaft drejtues e drejtuese të aftë dhe të jashtëzakonshëm të fuqisë më të madhe që ka LSI,Lëvizjes Rinore për Integrim . Nuk ka asnjë arsye për LSI-në që të shqetësohet.”-tha Meta.

Të fundit