Flash News

KRYESORE

Njerëz po vdesin nga koronavirusi, Trump e ka mendjen tek Meghan Markle dhe Princi Harry

Njerëz po vdesin nga koronavirusi, Trump e ka mendjen tek Meghan Markle dhe
Presidenti Trump ka bërë një paralajmërim paragjykues për Princin Harry dhe Meghan Markle dje (29 mars), mes thashethemeve se dyshja po lëviz drejt SHBA-ve. Ai bëri një postim në Tëitter ku thuhej se të dy duhet të paguajnë vetë për sigurinë e tyre në këtë vend (në SHBA). Postimi befasoi shumë njerëz, teksa pyesnin veten se përse presidenti po fliste për këtë gjë që duket se doli nga askund në mes të një pandemie globale. “Jam një mik i shkëlqyer dhe admirues i Mbretëreshës dhe i Kombeve të Bashkuara. Është raportuar se Harry dhe Meghan, të cilët lënë Mbretërinë, do të banonin përgjithmonë në Kanada. Tani ata lanë Kanadanë për SHBA-në, gjithsesi, SHBA-ja s'do të paguajë asnjë lekë për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre. Ata duhet të paguajnë!" Ky postim i presidentit Trump vjen pas një lajmi javën e kaluar ku thuhej se çifti po mendonin të zhvendoseshin në Los Angeles, California. Mirëpo, ky postim i presidentit amerikan nuk është pritur aspak mirë nga shumë përdorues të cilët kanë shprehur zhgënjim se si presineti merret me këto gjëra në mes të një pandemie globale. “Njerëzit po vdesin për shkak të koronavirusit dhe kjo është ajo për të cilën ju postoni në Twitter? Ai mund t`i bësh një favor këtij vendi dhe të japësh dorëheqjen,”- shkruan një përdorues në Twitter. “Hej njerëz, bletët që jetojnë Brenda kokës së presidentit tonë po gumëzhinin jashtëzakonisht shumë këtë pasdite,”- shkruan një tjetër.

Të fundit