
Flash News
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
Taksia përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, drejtuesi niset në gjendje të rëndë te Trauma
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para
Nobelisti ‘nuk e dëgjon Ramën’ dhe ‘përhap panik’: Krizë edhe më e rëndë se e 2008
Politiko
11 Mars 2020, 16:32

- Profesor Stiglitz, le të fillojmë me librin tuaj të fundit “People, Power and Profits” (“Njerëz, pushtet dhe fitime”). Sipas jush ekziston një mënyrë për të ndërtuar një formë kapitalizmi progresist. I përmbaheni kësaj ideje edhe në dritën e zhvillimeve të reja pas shfaqjes së koronavirusit?
- Po, për një sërë arsyesh. Rregullat e ekonomisë së tregut duhen ndryshuar. Duhet të pajisemi me rregulla të reja që shembin monopolet, që parandalojnë dizekuilibret midis punëtorëve dhe gjigantëve të tregut, duhet rikonceptuar aksioni kolektiv, duke nisur nga ai i qeverive dhe mbrojtja sociale. Të gjitha këto kanë të bëjnë me gjendjen e emergjencës së shfaqur pas Covid-19. Të ndodhur para një krize të këtillë të gjithë i drejtojnë sytë nga qeveritë dhe jo nga tregjet. Duam që qeveria të veprojë, jemi të shqetësur për përhapjen e virusit, duam që qeveria të garantojë kërkimin shkencor për të dalë nga situata e krijuar. Një prej gjërave më çarmatuese që ndodhi në Shtetet e Bashkuara me administratën e Trumpit është mënyra sesi Presidenti e privoi nga fondet Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve, veçanërisht seksionin që merret me kërkimin e atyre sëmundjeve që transmetohen nga kafshët te njeriu. Në mënyrë të qëllimtë Trumpi e privoi nga fondet kërkimin që mund të rezultonte i dobishëm në rastin e koronavirusit. Me fjalë të tjera në kësi rastesh emergjencash iu kërkojmë qeverive të ndërmarrin aksione kolektive për t’u kuruar në spitale dhe për t’u përballur me pasojat e saj në ekonomi: mjaft të mendojmë për njerëzit që do të humbasin vendin e punës ose të atyre që paskësaj do të fitojnë më pak. Na nevojitet një sistem kapitalist progresist pikërisht për t’u përballur me krizën që po kalojmë sot. Kapitalizmi, ashtu siç e njohim sot, na ka bërë të paaftë për t’iu përgjigjur një sfide të kësaj natyre.
- Pasoja mbi zgjedhjet presidenciale 2020 në SHBA: a mund ta mposht Trumpin koronavirusi?
- Trump gjithmonë ka thënë se kriza ekonomike ka qenë faj i Obamës, madje edhe i Bushit, dhe i përmbahet mendimit se i fitoi zgjedhjet për këtë arsye. Por sot do t’i duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për rënien e bursës. Shtetet e Bashkuara nuk janë të përgatitura për t’iu përgjigjur dhe përgjigja e tij është kaq mediokre, ndërkohë që duhet të kishte vepruar. Numri i njerëzve të testuar në SHBA është më i vogël se i atyre në Korenën e Jugut, ndërkohë që testet nuk janë të besueshëm, duke qenë se ia ka prerë fondet Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve. Trump e ka bërë Amerikën më të brishtë. Sot Shtetet e Bashkuara janë një vend i çuditshëm, e megjithatë ka grupe njerëzish që, pavarësisht nga kjo, janë gati ta votojnë Trumpin. Mendoj se pjesa më e madhe e amerikanëve e kuptojnë se bëhet fjalë për një President dhe një administratë të papërshtatshëm, të cilët mohojnë rolin e bashkëpunimit global, të paaftë.
- Ndodhemi para një krize ekonomike si ajo e vitit 2008 apo më keq?
- Mendoj që është më keq për një sërë aspektesh. Në vitin 2008 kishim një krizë financiare: në fillim nuk e kuptuam mirë natyrën e saj, por shumë ekonomistë e diagnostifikuan dhe paralajmëruan se çfarë masash duheshin marrë. Me pak fjalë, e kuptuam se çfarë duhej bërë, madje edhe ata që e shkaktuan krizën e kuptuan këtë gjë, edhe pse nuk i nxorën asnjëherë leksionet e duhura prej saj. Kriza aktuale është më e komplikuar. Nuk është një krizë financiare, por një krizë e vërtetë që prek sistemin e kërkesës dhe ofertës. Politika monetare në vetvete nuk mjafton, ngase normat e interesit në Europë janë tejet të ulta, gati zero. E njëjta gjë edhe në Shtetet e Bashkuara. Pyetja që shtrohet me këtë rast është: ka për të funksionuar politika fiskale? Do të gjendemi para një shock-u si të kërkesës ashtu edhe të ofertës. Në qoftë se ndërpritet zinxhiri i ofertave, një rritje e kërkesës nuk do të qe në gjendje ta zgjidhte problemin. Ka një sërë gjërash që duhen kryer, por çdonjëra sipas rastit dhe vendit. Për shembull, duhet të rrisim disponibilitetin e tamponave, të mbështeten ekonomikisht punëtorët që shtrëngohen të mos shkojnë në punë, ndërmarrjet e vogla të cilave iu kanoset falimentimi, taksistët që shohin t’iu bjerren fitimet, të përkrahen nëpunësit që do të mbeten pa punë. Lypset një politikë fiskale më e fokusuar nga ajo që shërben për t’u përballur me një krizë ekonomike normale. Veç kësaj në Shtetet e Bashkuara duhet të sigurohemi që njerëzit të kenë mundësi të shtrohen në spitale: sot nuk shkojnë nga frika se mund t’iu duhet të paguajnë shuma të mëdha, “latinos” nuk shkojnë nga frika se mund të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara, çka do të thotë se duhet ta ndryshojmë politikën migratore. Në SHBA në veçanti duhet një politikë sociale dhe një politikë fiskale e llojit konvencional.
- Koronavirus është një sfidë për BE-në, madje edhe më e fortë se emigracioni që e ka shfytyruar, duke e fragmentarizuar sipas interesave kombëtare. A thua ekzistojnë antikorpet e nevojshme që BE-ja t’i mbijetojë Covid-19?
- Mendoj që po. Në fund të gjithë do të fillojnë të bashkëpunojnë. Po hedh një ide provokuese: emigracioni kërkonte një përgjigje europiane në kuptimin e pritjes. Në këtë rast përgjigja është krejt e kundërt: duhen ndaluar njerëzit, të mbahen brenda kufijve. Kështu që prirje e natyrshme nacionaliste e Europës mund të ndihmojë për t’i vënë fre virusit. Por është i domosdoshëm kooperimi. Një prej përgjigjeve të para të BE-së ishte kjo: nuk mund ta ndalojmë Schengenin. Më bëri përshtypje të madhe, duke e qenë se ishte e gabuar. Parimi i lëvizjes së lirë të njerëzve në sistemin Schengen është i rëndësishëm, por parimi i përmbajtjes dhe i kontrollit të epidemisë është edhe më i rëndësishëm. Ndaj them se përgjigja fillestare për të mos e kufizuar Schengenin i pa gjërat në një dritë të gabuar. Këtë herë ndodhemi përkundruall diçkaje unike. Kjo nuk do të thotë se duhet të bëhemi të gjithë nacionalistë, por do të thotë të mbrojmë popullsinë.
- Çfarë efektesh parashikon në politikën europiane? Ka të ngjarë që koronavirus t’iu japë frymëmarrje lëvizjeve euroskeptike dhe nacionaliste?
- Koronavirus ka për të pasur efekte të forta në politikë. Përgjithësisht e djathta ekstreme, e cila ka qenë kurdoherë kundër shkencës dhe aksionit kolektiv, nuk po jeton momentin e vet më fatlum. Ky është momenti kur njerëzimi ka nevojë si asnjëherë tjetër për shkencën, ka nevojë për aksionin kolektiv, bashkëpunimin. Filozofia bazë e së djathtës ekstreme nuk është e përshtatshme t’i përgjigjet një sfide të këtyre përmasave. Veç kësaj e djathta ekstreme ka shfrytëzuar gjithmonë frikën e njerëzve. Ky është vërtet një moment frikash të mëdha, por njerëzit kërkojnë edhe përgjigje racionale. Të paktën unë kështu shpresoj.
- Çfarë bote do të lërë pas koronavirusi?
- Ka tri gjëra që mund të mësojmë prej koronavirusit. E para: do ta kuptojmë njëherë e mirë se sa të ndërlidhur jemi në rrafsh global, madje shumë më shumë nga ç’na e merr mendja. Po sjell shembullin e ndryshimeve klimaterike, kur Shtetet e Bashkuara ndotin mjedisin, atëherë krejt pjesa e tjetër e botës vuan nga kjo gjë. Duhet të punojmë të gjithë tok për shëndetin global, mjedisin global, njohjen dhe kërkimin global. Jetojmë në një planet të vogël, ajo çka ndodh në një rajon ushtron efekt edhe mbi rajonet e tjera. Për këtë arsye them se koronavirus na imponon atë bashkëpunim ndërkombëtar që Trumpi për katër vite me radhë u rrek ta shkatërrojë. E dyta: mund të mësojmë se leksioni ishte shumë i rëndësishëm. Në qoftë se një president i SHBA-së e mohon shkencën, atëherë kjo është diçka përnjëmend e rrezikshme. Mjaft të mendojmë se sa e rëndësishme është shkenca për të përmirësuar jetën e të gjithëve sot. Pika e tretë është aksioni kolektiv. Duhet ta kuptojmë se duhet të veprojmë të gjithë bashkë, jo secili për hesap të vet, në mos murtaja e zezë do të na trokasë sërish në derë. Ideologjia e së djathtës liberale për t’ia lënë gjithçka në dorë tregut, nuk është adekuate për sfidën me të cilën po përballemi.
- Përveç Covid-19 Europa po përballet edhe me një tjetër emergjencë, atë në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë. Në gjuhën e institucioneve nuk shfaqen më fjalët “mikpritje” ose “rishpërndarje”, madje as teorikisht. Mos vallë kjo do të thotë se ka fituar receta sovraniste?
- Nuk më duket. Dua të mendoj se Europa nuk do t’i braktisë angazhimet e veta në fushën e të drejtave të njeriut. Por është e kuptueshme: në këto çaste është e vështirë të përballesh me dy kriza njëherazi. Në një farë mënyre kriza u shkaktua prej sulmit të ndërmarrë prej Erdoganit kundër Sirisë. Ndërsa Trumpi i hapi dritën jeshile. Kur dy figura autoritariste si Erdogani dhe Trumpi nuk e vrasin mendjen për pasojat që mbartin veprimet e tyre dhe iu imponojnë të tjerëve kosto të jashtëzakonshme me mungesën e humanizmit, atëherë të tjerët janë të legjitimuar t’iu përgjigjen dhe të mos ndihen përgjegjës për kostot e shkaktuara prej tyre. Kjo gjë ndodh kur dy figura autoritariste kërkojnë t’iu imponohen të tjerëve, duke ua varur rregullave të demokracisë.
- Përktheu për Politiko.al: Virgilius
Të fundit


Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28




Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?
7 Korrik 2025, 20:53
GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin
7 Korrik 2025, 20:38
Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas
7 Korrik 2025, 20:38
Nga shalqiri, te pjeshkët dhe pjepri, ja cili është fruti i verës me më pak kalori
7 Korrik 2025, 20:28
Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë
7 Korrik 2025, 20:20
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik 2025, 20:12
Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
7 Korrik 2025, 19:48

Tufa me bletë sulmon qytetarët në Francë, përfundojnë në spital 24 persona
7 Korrik 2025, 19:32
Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese
7 Korrik 2025, 19:13
Vendimi për Malltezin, Gjokutaj: Bumerang për SPAK dhe Gjykatën
7 Korrik 2025, 19:01

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie
7 Korrik 2025, 18:36


Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes
7 Korrik 2025, 18:10
Sot Gert Bogdani do të festonte ditëlindjen, Edlira Çepani dedikim prekës
7 Korrik 2025, 17:40






Sulmuesi akuzon rëndë klubin e Fenerbahches: U përpoqën të më drogonin
7 Korrik 2025, 16:21
Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para
7 Korrik 2025, 16:03
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, një i plagosur
7 Korrik 2025, 15:58
Berisha me gazetarë nga diaspora:Vota vdes pa hyrë në kuti
7 Korrik 2025, 15:58
Mosha më pjellore për mashkullin dhe femrën
7 Korrik 2025, 15:40
Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
7 Korrik 2025, 15:32
Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalnit në Rusi
7 Korrik 2025, 15:20
Njihuni me iPhone 17 Pro, risitë kryesore në dizajn dhe teknologji
7 Korrik 2025, 15:09
Pse lirimi i Abi Malltezit nuk e çliron atë; aq më pak Shqipërinë
7 Korrik 2025, 15:00
‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
7 Korrik 2025, 14:57
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
7 Korrik 2025, 14:48
Djersitja gjatë verës/ Këto janë 3 pije me të cilat mund ta mbani nën kontroll
7 Korrik 2025, 14:42
Kapet duke transportuar armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)
7 Korrik 2025, 14:37
Theo Hernandez fluturon drejt Arabisë për vizitat mjekësore
7 Korrik 2025, 14:26
Zjarret ne vend/ Ministria e Mbrojtjes:19 vatra në 24 orë! Gjashtë janë ende aktive
7 Korrik 2025, 14:17

I nxehti përvëlues, Greqia urdhëron pushime të detyrueshme nga puna
7 Korrik 2025, 13:54

Deklaratat e Kryemadhit, reagon Meta: Një përgjigje për "Zeqinenë" e SPAK-ut!
7 Korrik 2025, 13:34


Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë
7 Korrik 2025, 12:54

GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin
7 Korrik 2025, 12:35
Turizmi, vera 2025, një hap pas
7 Korrik 2025, 12:31
IKMT aksion në Theth, nis shembjen e ndërtimeve pa leje
7 Korrik 2025, 12:24
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
7 Korrik 2025, 12:06
Shkrumbohet nga zjarri urbani i linjës Tiranë-Kamëz
7 Korrik 2025, 12:00


Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Kroaci i riu shqiptar (EMRI)
7 Korrik 2025, 11:32

Drejtimi i paduhur!
7 Korrik 2025, 11:16
Video/ Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet
7 Korrik 2025, 11:01

Rama mbledh më 9 korrik kryebashkiakët e vendit
7 Korrik 2025, 10:43
Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit (FOTO)
7 Korrik 2025, 10:28
Parkut Natyror i Ohrit drejt “listës së zezë’” të UNESCO-s
7 Korrik 2025, 10:25
Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Berisha mbërrin në SPAK
7 Korrik 2025, 10:16
Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor
7 Korrik 2025, 09:59
KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe të vendit
7 Korrik 2025, 09:50
Rama nuk i ndahet Vlorës, sërish vizitë në bashki
7 Korrik 2025, 09:39
Konispol/ Hyri për t'i vjedhur shtëpinë, pronari qëllon me çifte 44-vjeçarin (EMRI)
7 Korrik 2025, 09:34

Zjarret në Gjirokastër, flakët shumë pranë monumenteve të kulturës
7 Korrik 2025, 09:12

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
7 Korrik 2025, 08:39
Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”
7 Korrik 2025, 08:25
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
7 Korrik 2025, 08:14
Java nis me temperatura përvëluese, termometri shënon deri në 37°C
7 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Korrik 2025, 07:45
A ka pengesa ligjore që të dënuarit e Speciales të transferohen në Kosovë?
6 Korrik 2025, 21:58

Musk me parti politike, Nano: Reagim emocional pas konfliktit me Trump
6 Korrik 2025, 21:20
Teologu: Pas idesë së Ramës për shtetin bektashi në Shqipëri, fshihet Izraeli
6 Korrik 2025, 20:57
Krahason Parisin, Londrën, New York-un me Vlorën, retorika e Ramës pa standarde
6 Korrik 2025, 20:35