Flash News

KRYESORE

‘Nuk është PPP-ja, as interesat’, Fuga: Pse u shemb Teatri Kombëtar

‘Nuk është PPP-ja, as interesat’, Fuga: Pse u shemb Teatri

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, profesori Artan Fuga u shpreh se teatri u prish pasi ekziston një urrejtje ndaj artit të tij.

Ai tha se interesat e çështja e PPP-ve janë sekondare.

Fuga tha se kjo çështje ka 20 vite që vazhdon dhe i mbivendosen çështjet e sotme.

“Sa i takon Teatrit, unë mendoj se është urrejtje ndaj Teatrit. Nuk është PPP-ja, as pronat dhe as interesat, këto janë sekondare. Për mua është urrejtja e Teatrit, si një formë demokratike e vjetër që i ka qëndruar shekujve.

Ngjitur me Teatrin, është një ndërtesë që është bërë si nuse, është rregulluar. Si është e mundur që Teatri ngjitur prishet, ndërsa kjo ndërtesë rregullohet. Pse do ta fillonin me Teatrin, se ka vende pak më tutje.

Kjo çështje ka 20 vite që vazhdon, i mbivendosen çështjet e sotme. Në thelb është urrejtja për artin e Teatrin. Teatri u rrëzua pasi u rrëzua drama dhe u shpartallua trupa teatrale dhe fjala shqipe nga autorë shqiptarë. Shiheni Teatrin ku ka përfunduar edhe në rrethet e tjera”, tha Fuga.

Të fundit