Flash News

KRYESORE

Nuk mjafton miratimi ligjeve, ambasadorja franceze: Duhet t’i zbatoni në praktikë për të hapur negociatat

Nuk mjafton miratimi ligjeve, ambasadorja franceze: Duhet t’i zbatoni

“Franca mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian”, deklaroi të premten , ambasadorja e Francës në Tiranë, Christina Vasak,  gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Festës Kombëtare të Republikës së Francës.

Në pritjen e organizuar me këtë rast, ishin të pranishëm përfaqësues të politikës shqiptare, ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në vendin tonë, etj.

Në fjalën e saj, diplomatja franceze u shpreh se “Presidenti Macron, vizitën e të cilit në rajon, pra dhe në Tiranë të gjithë e shpresojmë, i ka konfirmuar kryeministrit Rama gjatë takimit në Bruksel dhe atij në Trieste para dy ditësh se, Shqipëria mund të mbështetet tek Franca”.

Gjatë fjalës së saj, Vasak vuri në dukje se reformat që ka nisur Shqipëria janë shumë të rëndësishme për çeljen e negociatave ndaj, ajo kërkoi që ndryshimet të ndjehen edhe në praktikë.

“Shqipëria, ashtu siç ngulmoi të më kujtonte Ismail Kadare kur pata nderin ta takoja në Paris me gruan e tij,  është natyrisht në Evropë dhe ka të ardhme evropiane. Që prej vitit 2014, Shqipëria është kandidate për në Bashkimin Evropian dhe ecën në rrugën e saj, duke u përpjekur tu përgjigjet pesë prioriteteve kyçe që u janë përcaktuar.  Ju i dini: drejtësia me rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingu), lufta kundërt korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër trafikut të drogës , administrate publike, të drejtat e njeriut”, nënvizoi diplomatja franceze.

Është diçka e mirë që reformat kanë nisur, vijoi Vasak, duke shtuar se ndryshimet në praktikë do të ishin edhe më mirë. Sipas saj, këto reforma, të gjitha të rëndësishme për Francën, prekin të gjithë vendin në tërësi dhe kushtëzojnë ecjen përpara me synim hapjen e negociatave të aderimit.

Më tej, ambasadorja Vasak u ndal te marrëdhëniet mes dy vendeve ku deklaroi se “ashtu si dhe partnerët e saj Evropianë edhe Franca,  duhet dhe e di se mund të mbështetet tek Shqipëria, në vijim të konsolidimit të bashkëpunimit mes nesh, të çështjeve në interes të përbashkët, si dhe të shqetësimeve”.

Ajo përmendi çështje si fluksi i azilkërkuesve shqiptarë në Francë ndërkohë që Shqipëria konsiderohet, me të drejtë, një vend origjine i sigurt. “Të shkosh dhe të kthehesh është një gjë, por të përpiqesh të qëndrosh për çdo lloj arsye është diçka tjetër, cilado qoftë procedura e ndjekur, sipas ligjit, për shqyrtimin e kërkesave sipas rastit”, deklaroi ambasadorja e Francës.

Të fundit