Flash News

KRYESORE

Olsi Bylyku pas largimit tregon nëse do rikthehej në 'Portokalli'

I ftuar në "Rreze Dielli", aktori i humorit, Olsi Bylyku ka treguar për projektet e reja, angazhimin në 'Klanifornia' dhe jetën e tij personale.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për eksperiencën në 'Portokalli', spektakël në të cilin ishte dhe dalja e tij e parë si aktor humori.

Moderatorët e emisionit e kanë pyetur nëse në një të ardhme do të kthehet në “Portokalli” dhe Olsi është përgjigjur me jo:

 “Jam konfuz shpesh ja bëj vetes këtë pyetje. Mendoj që deri këtu ku jam është risk nga Zoti. Në Portokalli mendoj që nuk mund të kthehem, mendoj që atje dhashë aq sa dhashë.”

Të fundit