Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hija e Asaj dhe Atij mbi portin e Durrësit dhe negociatën e ‘ndarjes së pushtetit me opozitën’
Alfred Lela
Of all the gin joints in the world you had to walk into mine*…Kjo fjali nga filmi Casablanca është e famshme, dhe rimerret, pikërisht për të theksuar lojën e pamëshirshme të rastësisë. Në marrdhëniet njerëzore po e po, por edhe në lojën e historisë.
Një rastësi e tillë, një lloj loje e verbër dhe thuajse e pamundur, shfaqet edhe në një episod të javës së fundit në politikën dhe biznesin shqiptar. MCN-TV, një kanal i ri televiziv që, me sa duket, është duke ndjekur scoop-et apo skandalet, ngado burojnë, me synimin e hymjes në radarët e teleshikuesit, në një treg gjithnjë e më të egër, publikoi disa faksimile të cilat duhej të ishin paradhoma e një skandali.
Një kompani me ortak kunatin e shefit të Partisë Demokratike, shfaqet si palë në portin e ri të Durrësit. Një investim gjigand i cili vjen me po aq kantiere ndërtimi, tendera, fuqi monetare dhe punëtore dhe, sigurisht me kapital politik e elektoral.
Portet, sot e gjithmonë, në të gjithë botën, që nga Roterdami në Newark e Singapori në Antwerp janë zona tregtie, fuqie por edhe malavite. Kur shkruan për qendrat e mëdha botërore në histori, që ai i quan ‘zemra’, duke identifikuar nëntë prej tyre, Jacques Attali liston disa porte dhe flet për rëndësinë e tyre në jetën tregtare, politike dhe shoqërore. Kjo për të thënë se Durrësi do të jetë ‘zemra e parë ekonomike’ e Shqipërisë gjatë ndërtimit të portit, (dy të tillëve në fakt) por me gjasë edhe më vonë.
Ky kontekst apo plan i madh, besoj shpjegon edhe çdo oreks dhe sy të hapur përfitimi ekonomik të lojtarëve kryesorë në Shqipëri. Dy partitë kryesore, PS dhe PD i kanë luajtur gjithmonë këto role. Ato kanë qenë kryesisht në rolin e komisarëve, të atyre që bëjnë propagandën apo anti-propagandën, si të projekteve ashtu edhe të mesazheve të mëdha ekonomike. Mesazhi kryesor duket se ka qenë mbajtja jashtë e kapitalit të madh botëror i cili, me anë të interesit monetar dhe të fuqisë, mund të diktonte edhe rrjedhat politike në vend. Nuk është rastësi që Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera, qoftë edhe ato ballkanike, nuk ka asnjë markë të madhe globale të stacionuar në territorin e saj. Projektet e vetme me kompani ndërkombëtare kanë qenë ato të përkohshmet, si ndërtimi i rrugëve (Bechtel-Enka), hidrocentralet (Statcraft), etj. Përveç tyre nuk ka asnjë interes të biznesit të madh ndërkombëtar të pakufizuar në kohë të vendosur në Shqipëri.
‘Markat e mëdha’ janë shqiptare dhe rrotullohen rreth emrave tashmë familjarë si Balfin, Kastrati etj., por në një formë tipike shqiptare, njihen më shumë sipas identitetit të pronarëve të tyre. Angazhimi dhe negociata e politikanëve tanë me aktorë lokalë është shumë më e lehtë. Nuk është vetëm shqipja si gjuhë e përbashkët, por sidomos shqipja si formë të menduari. Në këtë skemë të madhe biznesi nuk janë vetëm qeveritë, që luajnë rol, por edhe opozitat. Këto të fundit mund të zgjedhin të heshtin ose të luftojnë fort kundër një afere apo kompanie. Opozita mund ta dalë të denoncojë vazhdimisht ose të shfaqet sa për të larë gojën, dhe pastaj ta devijojë agjendën apo mesazhin e ditës në drejtime të tjera. Ka patur shpesh marrëveshje ekonomike, jo dhe aq të heshtura, mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri.
Ato janë, sigurisht, dijeni e vetëm pak njerëzve, që ‘shëtisin’ në rrethtet mediatiko-politike dhe që kanë akses te informacioni. Publiku i gjerë humbet në debatin sipërfaqësor të ndërtuar në mënyrë të tillë që të duket si ‘luftë e paepur’ mes palëve. I cili shumëzohet nga media, sa për audiencë aq edhe sepse ajo bëhet pjesë e koperturës për shumë punë të këqija.
Kësaj here na i kanë zënë sytë dy shenja të pagabueshme. E para, një deklaratë, në fillim e kaluar pa vëmendje e Grida Dumës, deputete, ish-kandidate për bashkinë Durrës, një nga ‘pisqollat mediatike’ të Bashës dhe e besuar si e afërt me familjen e tij. Duma përmendi Durrësin dhe portin e tij, duke shprehur habi se si Rama kërkon paqe dhe negociatë me opozitën, por nuk përfshin në to projektin më të madh të kohës. Pa shumë analizë, një deklaratë e tillë futet te kategoria që në anglisht njihet si shakedown. Një nga politikanet e larta të opozitës nuk paraqiste një projekt kombëtar si psh integrimi, rindërtimi, emigrimi apo vaksinimi i populates, si një prej urave të mundshme të bashkëpunimit mes palëve, por një skemë biznesi. Për cilën arsye: Qeverisë i mungon ekspertiza? Qeveria po zgjidhte partner jashtë rrethit të aleancave strategjike të vendit? Apo opozita po kërkonte të bënte ombudsmanin e projektit; një njësi që sigurohet se nuk do të kishte abuzime, vjedhje etj?
Të gjitha janë të paqarta, sepse e tillë është edhe deklarata. Siç janë të tilla, të humbura diku mes mjegullës dhe (pa)fajësisë të gjitha fjalitë që e çojnë kryet e kërkesës drejt skajeve të shantazhit.
Rreth një muaj pas thagmës së Gridës erdhi edhe zbulesa tjetër. Një kompani guaskë e ngritur për të marrë përsipër, apo qenë pjesë e gostisë ala Nusret të Durrësit, figuronte nën prestanomen e një administratori të kunatit të kryetarit të opozitës.
Lajmi, si të gjitha ato që prekin të dyja palët, u varros shpejt. Duke e ditur katastrofën etike që prodhon, qoftë edhe përmendja e emrit të familjes së kryetarit të opozitës, i cili dyshohet jo pak se i lë betejat opozitare në favor të qarit personal, si pjesë e një operacioni piari, vijuan disa deklarata përfshirë edhe avokatin e kompanisë në fjalë.
Do të jetë e pamundur për të zbuluar këmbët e kësaj krijese që ‘ushqehet’ në të dyja brigjet e portit politik shqiptar, por rastësia, ajo shfaqje e pafajshme e fajeve të së shkuarës dhe të tashmes, e bën të vetën duke na shtënë në mendime të paktën.
*ndër të gjitha baret e xhinit në botë, si dreqin të sollën këmbët te ky imi…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38