
Flash News
20-vjeçarja humb kontrollin e makinës në aksin Shkodër-Lezhë, vdes një grua dhe 3 të tjerë të plagosur
Zgjedhjet në PD/ Përfundon procesi i numërimit në disa degë, dalin rezultatet e para
Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, përfundon procesi i numërimit në Bashkinë e parë. Publikohet rezultati
Milan kampion i Italisë, Giroud dhe Kessie fundosin Sassuolo-n
Gara për kreun e PD, deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 31 mijë demokratë

Politiko.al
Një gazetar, haptazi kundër-Berishë dhe pro-Bashë, e pyeti kryeministrin Rama në një emision TV, se a e njeh Bashën si kryetar të PD. Tegeli i porosisë dukej që atje tej. Qepjen e bëri edhe më të trashë përgjigjia e Ramës, i cili tha se jo, nuk e njihte. Këmbëngulja se ky pozicion e bën anti-amerikan kryeministrin merr udhë kah drama, por mbyllet në shtigjet e komikes.
Lulzim Basha është në hall të mëdh, por jo të panjohur, dhe jo për të parën herë.
Nëse dikur anti-emblema e personazhit të tij politik ishte 'është dytësi i Berishës', tani është përmbysur duke ardhur në formën tjetër, edhe më vrastare, ‘punon me/për Ramën’.
Bashës, i cili ka qenë personazhi më me fat sa u takon dhuratave politike, është më i pafati kur vjen puna te paragjykimi që ia shoqëron dhuratat. I parë si ‘kollovar’ në krye të PD, për shkak të mbështetjes së hapur të Berishës, i cili me këtë rast prishi edhe stofin politik dhe hierarkik të së djathtës, ai ndiqet nga një mallkim edhe më i mbrapshtë: hijezimi nga ndihma e kundërshtarit politik.
Për këtë rreth, anti-emblemës se e ndihmon Rama, apo se kryeministrit i intereson që në vend të Berishës së fortë të ketë përballë Bashën e dobët, është intensifikuar aksioni i komentariatit pranë Bashës dhe i piarit rreth tij.
Pas inskenimit në TV me kryeministrin ka qenë Preç Zogaj te Panorama, një media në ballë të luftës pro-Bashë e anti-Berishë, që me një shkrim të gjatë ka analizuar se pse Rama po merr anën e Foltores.
Simulimi, sigurisht nuk qëndron se Rakipllari, Rama dhe Zogaj bëhen bashkë në një mizanskenë mediatike për të vizatuar aktorë politikë në pozicione të paragjykuara, duke i nxjerrë prej të tyreve apo duke hamendësuar për ta pozicione që nuk duket se u përkasin.
Simulimi fillon e aktualizohet kur kundërshtarë të Berishës fillojnë e i blatojnë atij aleatë të cilët nuk gjenden në provat publike dhe as në sprovat e logjikës. Përpjekja, sigurisht, bëhet për të pikturuar ‘trekëndëshin e Bermudës’ që fillon me Berishën, zgjatet me Metën, dhe përmbyllet me Ramën.
Ndërkohë që nuk mund t’i kontestojmë realitetet politike Berisha-Meta-Rama, lidhja e tyre është një sforcim. Veç kësaj qenësinë e konfigurimeve politike e përcaktojmë edhe nga përshkruesit ose konstruktuesit e tyre. Pra, e gjejmë se çfarë dhe pse thuhet edhe nga kush thuhet.
Të besosh se Lulzim Basha është ‘i vetëm trim i mirë në luftë kundër së keqes’, ndërkohë që ai është prodhimi akut dhe kronik i gjithë laboratorit dhe fabrikës që mishërphet në treshen e pashenjtë Berisha-Meta-Rama, është sinops romani, por jo lexim politik. Ta imagjinosh Bashën si don Kishotin e nisur për të shkatërruar rendin e vjetër, duhet në të njëjtën kohë, që të pranosh se personazhi o është naiv o është i rrejshëm.
Një pjesë e mirë e komentariatit politik janë lodhur një kohëherë të gjatë për Bashën. Duke u munduar ta paraqesin si të mëvetshëm prej Berishës. Një pjesë tjetër kanë bërë të kundërtën. Është kundër-produktiv një stërmundim i ri për ta paraqitur, të njëjtin burrë dhe të përhershmin njeri politik, si diçka që nuk është.
I takon Bashës vetë ta përcaktojë se kush është tani që, më në fund, është i lirë nga Berisha. Nëse i duhet ndihmë edhe në liri, atëherë nuk i Meriton, as ndihmën dhe as lirinë.
Të fundit


Sali Berisha rimerr drejtimin e PD pas 9 vitesh, sa voti mori
22 Maj 2022, 23:03
Madonna censurohet nga Instagram pas publikimit të fotove të papërshtatshme
22 Maj 2022, 21:33


Mijëra tifozë shqiptarë të Milanit festojnë trofeun në Tiranë
22 Maj 2022, 20:40


Milan kampion i Italisë, Giroud dhe Kessie fundosin Sassuolo-n
22 Maj 2022, 20:12

Aktori i “Stupcave” i pari shqiptar që bëhet pjesë e Netflix
22 Maj 2022, 19:32

Dua Lipa një prej artisteve më të pasura në Britaninë e Madhe
22 Maj 2022, 18:46
Aurela Hoxha shkëlqen në tapetin e kuq të Kanës
22 Maj 2022, 18:18

Gara për kreun e PD, deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 31 mijë demokratë
22 Maj 2022, 17:29
Granoff: Në Butrint nuk do të ndërtohet asnjë hotel apo objekt tregtar
22 Maj 2022, 17:03


Zgjedhjet në PD, shtyhet deri në orën 20:00 procesi i votimit
22 Maj 2022, 16:43
Presidenti i ri/ Digjet edhe raundi i dytë, palët nuk propozojnë kandidat
22 Maj 2022, 16:37
Capital T: Kam pasur në krah vajza të showbiz-it
22 Maj 2022, 16:15
Zgjedhjet në PD, Komisioni i Organizimit: Kanë votuar mbi 24 mijë anëtarë
22 Maj 2022, 15:55



Shehu nga Gjirokastra: Rezultati për kreun e PD-së del sot
22 Maj 2022, 14:45


Zonja e Parë e Ukrainës: Askush nuk ma merr burrin, madje as lufta
22 Maj 2022, 13:22


Mbi 960 amerikanëve u ndalohet hyrja në Rusi
22 Maj 2022, 12:03






Vizita e parë e Biden në Azi, si po përpiqet të tërheqë investime
22 Maj 2022, 10:09
Votohet për drejtuesin e ri të PD-së, si po shkon procesi
22 Maj 2022, 09:42


40% e parasë në ndërtim është informale, flluska mund të ndodhë shumë shpejt
22 Maj 2022, 08:51
Rriten më tej temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme
22 Maj 2022, 08:46
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
22 Maj 2022, 08:26

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 Maj 2022, 08:06

Merr fund 'saga', Kylian Mbappe rinovon me PSG
21 Maj 2022, 21:15






Pas Lewandowsk-it, Bayern Munich ‘humb’ një tjetër aset
21 Maj 2022, 19:06


Rusia i ndalon hyrjen 963 amerikanëve, mes tyre edhe presidenti Joe Biden
21 Maj 2022, 17:53


Anëtarësimi në NATO, Erdogan ka një ‘kusht’ për Suedinë
21 Maj 2022, 16:42
Ministri i Jashtëm grek Dendias viziton të hënën Tiranën
21 Maj 2022, 16:20

Shqipëria armatoset me raketa anti-tank, çfarë është “Jevelin”
21 Maj 2022, 15:30

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan
21 Maj 2022, 14:58









Tornado ‘godet’ Gjermaninë, një i vdekur dhe 43 persona të plagosur
21 Maj 2022, 11:34

Rusia shpall fitoren në qytetin port, Mariupol
21 Maj 2022, 10:46





Konfirmohen mbi 80 raste të prekur nga lija e majmunëve në 12 vende të botës
21 Maj 2022, 08:41
Temperaturat shkojnë deri në 32 gradë, si parashikohet moti në fundjavë
21 Maj 2022, 08:26
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 Maj 2022, 08:13


Ndriçim Kulla: Yuri Kim hyri në strofën e PD, kërkon të jetë prezent kudo
20 Maj 2022, 22:11



Julia Roberts merr vëmendje maksimale në Festivalin e Filmit në Kanë
20 Maj 2022, 20:54
"Rejani" i jep fund beqarisë në ditën e saj të lindjes
20 Maj 2022, 20:33


