Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Profesori Australian Mark Burry e quante Sagrada Familia-n e Antoni Gaudit ‘katedralen e parë në Mars”. Duke nënkuptuar këtu jo vetëm një ngrehinë madhështore, por edhe të pavend (out of place). Mund të tigëllojë hiperbolike të thuash se i tillë, një ‘katedrale në Mars’ ishte edhe Ismail Kadare; me veprën më shumë se me personalitetin, në Shqipërinë e 45 viteve diktaturë dhe 30 e do viteve demokraturë.
Ai u fut në literaturën shqipe në kohën kur në peizazhin e saj shquanin tri rryma kryesore dhe një duzinë sforcosh letrare, duke filluar nga këngët popullore, bejtexhinjtë dhe sidomos industria e lehtë e vjershërimit. Të tri rrymat e mëdha mund të konsiderohen si letërsi e angazhuar. E para është literatura katolike e Shkodrës (apo ajo e arbëreshëve të Italisë) e cila ndërton nëpërmjet angazhimit kristiano-moralo-patriotik, me ndonjë përjashtim të rrallë si de Rada që lëvron një poezi kryesisht lirike, ku nacionalizmi shfaqet nëpërmjet mallit për atdhenë.
E dyta është ajo që mund të cilësohet si e angazhimit ikonoklast apo e një bote të re, që përfaqësohet më dallueshëm nga Migjeni, dhe disa autorë të tjerë më pak të rëndësishëm të kohës (që nuk i rezistuan kohës).
E treta do të ishte rryma sunduese në letrat shqipe, e shumënjohura realizmi socialist, që e filloi rrugëtimin pak më herët se enfant terrible Ismail Kadare të futej në letrat shqipe, në fillim të viteve ‘60.
Ajo që përbën edhe gjeninë letrare të Kadaresë është të kuptuarit se ai nuk duhej të ishte në asnjë prej këtyre rrymave. Për ta thënë me Gaudin, në një Barcelonë që kishte shumë kisha, shumë transgresion dhe shumë pretendime, duhej ndërtuar ‘katedralja e parë në Mars’. Vepra e Kadaresë, që nga vjershat e para të drojës djaloshare e deri te romanet dhe esetë tronditëse të mjeshtërisë së tij, janë ajo katedrale në Mars që ai ngriti për shqiptarët dhe për botën. Mu në kohën kur Shqipërisë iu shembën kishat, iu përdhos Letërsia dhe iu kufizuan liritë individuale dhe të drejtat e njeriut. Ismail Kadare krijoi kështu një orë të tijën pë Shqipërinë, zembrekun e së cilës e kurdiste me kujdes dhe sqimë zvicerane, falë një talenti që dukej si i ishte dhënë si porosi nga lartësitë -për të cila ai edhe do ta ngrinte këtë katedrale. Në këtë kuptim, atë mistik apo hyjnor, vepra e Kadaresë është një komunikim me dhe nga lart, dhe për këtë i shkon edhe krahasimi me katedralen. Ai futi në letrat shqipe muzikën dhe imazhin, dy ndër atutë e një katedraleje.
Kadareja e bëri që herët ndarjen me realizmin socialist, apo stilin sovjetik në letërsi, të cilin e përçmonte prej se ‘ishte mbushur plot me shpresë, pranvera dhe gëzim që bëjnë të më hapet goja’. Themelimi i një letërsie që shkonte paralel dhe njëkohësisht përkundër, duke kontrastuar më socrealizmin e përzishëm dhe të angazhuar të Lidhjes së Shkrimtarëve, është shërbimi i lartë që Kadare i bëri kombit dhe gjuhës së tij. Shpagën e këtij dallimi, e kësaj katedraleje, e asaj diçkaje Oscar Wilde quan ‘çdo efekt i bukur të krijon një armik’, Kadareja do ta jepte shpesh, ashtu si personazhi me shkabë në romanin e tij homonim.
Ismail Kadare u bë për Shqipërinë një shkrimtar çlirues dhe mbytës. Me anë të tekstit, ideve dhe lëbyerjes stilistike, ai krijoi një Shqipëri paralele dhe fantastike. Në të njëjtën kohë, duke kontrastuar fort me thuajse gjithë krijimtarinë letrare dhe kulturore në vend, ai u bë çka aq mirë përshkruan Emile Cioran: “kthehemi kundër të admiruarit për shkak se mori përsipër të na ngrinte gjer te niveli i tij”.
Katedralja, në këtë vend që vazhdon të jetë Mars, mbetet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38