Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Procesi te Open: Kaq shumë hapje dhe sërish kaq shumë Ballkan
Alfred Lela
Një radhë analistësh ndërkombëtarë, si Kurt Bausanner dhe Toby Vogel, kanë një problem me Open Balkan. I pari e konsideron nismën si ‘një tryezë fëmijësh’ (në kuptimin- nuk na lini në BE, por ne kemi lojën tonë), ndërsa i dyti si një ‘publicity stunt’ të Presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Rama. Të dy janë gjermanë, qytetarë të vendit që krijoi Procesin e Berlinit dhe perspektivat që vinin me të, një nismë që pati të njëjtat synime, të paktën në letër, si Open Balkan, por me menaxhim nga Berlini dhe mbështeje të BE.
Edhe disa analistë amerikanë, Daniel Server, Ed Joseph dhe Janusz Bugajski, janë bërë oponentë kronikë të idesë së Open Balkan. Reflektimi i këtyre njohësve të Ballkanit, dhe fakti që vijnë nga jashtë linjave zyrtare, duhet të jetë njëfarë ngushëllimi për oponenntët e brendshëm të nismës Vuçiç-Rama, sidomos nëse ata janë nga Shqipëria, ku kritikat ndaj Open Balkan bombardohen nga media proqeveritare me mllef dhe forcë.
Çka e bën nismën dhe procesin e Open Balkan të çuditshëm, e ndoshta edhe disi qesharak, është mbivendosja. Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e CEFTA (Central European Free Trade Agreement), ato janë gjithashtu në RCC (Regional Cooperation Council). Pa harruar CRM (Common Regional Market), themeluar më 10 nëntor 2020, një iniciativë e Tregut të Përbashkët Rajonal, strukturuar rreth katër lirive (lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve) duke mbuluar gjithashtu aspekte të politikave dixhitale, investimeve, inovacionit dhe industrisë. Këto liri janë të njëjtat që promovon edhe nisma e Open Balkans e cila u paraqit në Durrës në nëntor 2019. Procesi i Berlinit ndërkohë, gjithmonë me të njëjtat synime ishte një iniciaitvë gjermane e vitit 2014.
Pyetja kureshtare mund të ngrihet: pse ky trafik nismash dhe pse ato dublojnë njëra-tjetrën? Një hipotezë ka të bëjë me faktin se vetë BE është e pasigurt për procesin e integrimit dhe kërkon t’i mbajë të angazhuara vendet e Ballkanit Perëndimor, qoftë edhe në simulime të ngjashme me nismat europiane, të cilat mund të mos japin fryte, por sa kohë nuk prishin punë, nuk janë të dëmshme.
Hipoteza e dytë është se një ‘Ballkan i hapur’ krijon automatikisht një primat serb-shqiptar-kroat duke e bërë më të butë pranimin e ‘shkëmbimit të territoreve kufitare’ në rajon, ideja e të cilit ka ngritur kryet shkujdesshëm në disa non paper, por u mbështet, edhe pse nën zë, nga disa fasha të administratës amerikane, të paktën në kohën e Trump.
Me ikjen e Merkel dhe Kristian-demokratëve nga pushteti dhe ardhjen e së majtës së Scholz në Gjermani, ngjan se edhe Berlini e ka zbutur ‘Procesin’ e vet, përkudnër kundërshtimve të forta të fillimit, çka duket edhe nga prania e zyrtarëve të BE në saimitin e fundit të Open Balkan. Në të cilin ka vend gjithnjë e më shumë për Alex Soros, të birin e multimiliarderit të Shoqërisë së Hapur.
Në finale, Open Balkan nuk është më shumë se një sprovë e radhës, në një rajon ku ka patur shumë prova dhe shumë pak ndryshime. Përballë një Europe që ka kaluar nga ‘dy shpejtësitë e famshme’ të saj, të veriut dhe të jugut, te ngecja e përgjithshme, dhe një Amerike që duket paksa e penduar për ‘rendin e ri botëror’ të viteve ’90, dhe është vënë në kërkim të një brave new world, karakterin e së cilës as vetë nuk e ka të qartë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38