Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike të hënën në mbrëmje, që përfundoi mëngjesin e së martës, duhet të mbahet mend, jo vetëm për orët e gjata, por produktin. Në asnjë forum politik shqiptar, që nga viti 1991, kur edhe u zyrtarizua pluralizmi politik dhe liria e shprehjes, nuk ka patur shfaqje më flagrante të enverizmit se në atë mbledhje. Ai është shfaqur si formë dhe si përmbajtje, pa kurrfarë droje se mund të përimtohet (skanohet) nga kritikët apo vëzhguesit neutralë të jetës politike.
Enverizmi u shfaq, në më të padëmshmin e demonstrimeve, stilin retorik. Për ta ushtruar këtë zor i kishte rënë, me sa duket, të shkretit Xhemal Gjunkshi, 'gjeneral' me më shumë stilema të komunizmit dhe Traktatit të Varshavës në fjalën e tij se sa grada të NATO-s në xhaketën ushtarake.
Tha Xhemal Gjunkshi:
“I nderuar Kryetar! Të nderuar kolegë! Mesditën e 8 janarit nuk do ta harrojmë kurrë, do të mbetet në mendjen tonë si një katastrofë për imazhin e demokracisë në vend, një ditë ankthi e zhgënjimi për të gjithë demokratët që me zemër dhe mendje kanë besuar në demokraci.
Teksti i transliteruar si newspeak:
I dashur shoku Ramiz! Të dashur shokë: 15 prillin nuk do ta harrojmë kurrë, ai do të mbetet në mendjen tonë si dita kur humbëm shokun e shtrenjtë, udhëheqësin legjendar Enver Hoxha. Shoku Enver ishte një fanar ndriçues për të gjithë ata komunistë që me zemër e mendje kanë besuar në komunizëm.
Kreshnik Çollaku, ish-zv ambasador i Berishës në Washington, kish marrë përsipër atë që në komunizëm quhej tabela sinoptike e politikës. Pra, identifikimi i agjenturave të huaja dhe fijeve që e lidhin ngjarjen në fjalë, protestën e Berishës, me superstruktura si ortodoksia ruse dhe qarqet anti-ShBA dhe anti-NATO. Kujtoni se një tabelë sinoptike të tillë bënte E. Hoxha pas vetëvrasjes së kryeministrit Mehmet Shehu. Në mospërputhje me retorikën e tij, Çollaku njihet në PD si ‘erdoganist’. Ai ishte përfaqësuesi i Bashës në përurimin e memorialit turk te Liqeni i Tiranës, një kujtim pa asnjë lidhje me Shqipërinë i atij që Presidenti Erdogan e ka quajtur ‘puç’.
Thotë Kreshnik Çollaku:
Une situaten nuk e shoh sporadike madje e shoh pjese te nje situate ballkanike. Antiamerikanizmi qe po strukturohet ne krejt Ballkanin, duke shfrytezuar konflikte te brendeshme e situata te ngjashme, ka nje inteligjence nga mbrapa, nje inteligjence anti-NATO, anti-SHBA, anti-BE. Ndaj mos prisni se ujrat do te qetesohen. Ne duhet te flasim me demokratet duhet te degjojme verejtjet e tyre, duhet te korrigjohemi me durim, por duhet te forcojme marredheniet me aleatet tane strategjik. Ne nuk duhet te lejojme kurre qe PD te kthehet ne nje bunker antiamerikan, per cdo lloj arsyeje dhe me cdo lloj cmimi”.
Edhe Çollakut i shpëtojnë stilema të së folmes komuniste, newspeak si p.sh.: ujrat do të qetësohen; shfrytëzuar konflikte të brendshme e situata të ngjashme; të dëgjojmë vërejtjet e tyre; të korrigjohemi me durim, etj.
Roli i idiotit politik me theks radikali (Koçi Xoxe) i është lënë Agron Kapllanajt. Ai thotë:
Me kolegët në kryesi ndava opinionin se shpallja e tij non grata nga SHBA ishte nje lajm i mirë për vendin dhe ne veçanti per PD, prandaj dhe shpëtimi i PD nga berishizmi është detyra jonë kryesore.
Duhet të kesh mangësi kronike në artikulim politik dhe logjik, por edhe në kombëtarizëm, që të thuash se shpallja non grata e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të vendit është lajm i mirë për vendin. Një gjë që nuk e kanë thënë as kundërshtarët politikë të Berishës, socialistët, nuk e ka thënë as Rama, edhe pse mund të ketë punuar për ta arritur. Për faktin e thjeshtë se, duam apo nuk duam, dhe pavarësisht animeve politiko-ideologjike, Sali Berisha ka qenë shef shteti në tre mandate. Por, në PD “e re” të Bashës, kur duan të artikulojnë lart politikisht thërrasin me urgjencë Agronin. Të cilin, me sa duket, kësaj radhe e kanë ngatërruar: në vend të Gjekmarkajt kanë marrë Kapllanajn.
Megjithatë, më duhet t’ju kërkoj ndjesë të përmendurve. Sepse, e kam një përshtypje që nuk është teksti i tyre. Dhe ky është elementi më i fortë i enverizmit në atë mbledhje. Ashtu si në hetuesitë e komunizmit të pandehurve u vihej përpara një fletë e mbushur me ‘vepra të trilluara’, të cilë i arrestuari duhet ta firmoste, edhe eksponentëve demokratë u është dhënë ‘fjalimi’ i gatshëm nga Basha.
Për të shkuar deri te fjalimet, duhet të theksojmë një element tjetër. Për herë të parë, diskutimet në Kryesi nuk kanë ‘rrjedhur’ në media në mënyrë të pavarur. Si fillim, Basha ka urdhëruar bllokimin e sinjalit telefonik, thonë burime nga PD, dhe më pas u është kërkuar të pranishmëve që të lënë mënjanë celularët, gjë që e ka bërë edhe vetë. Me gjasë ‘për vëmendje të përqendruar’ te mbledhja ‘historike’.
Në Partinë Demokratike nuk është traditë mbajtja e minutave, dmth regjistrimi dhe arkivimi i çdo bisede në çdo mbledhje apo takim, siç bëjnë institucionet dhe partitë në të gjithë botën moderne. Kjo të çon drejt përfundimit se fjalët e Kapllanajt, Gjunkshit e të tjerëve, janë prodhim i eskortës së Bashës.
Sidoqoftë, edhe nëse ky është rasti, që burrave u formulohet ‘mendimi politik’ në një çështje të tillë, edhe nëse janë burra nuk kanë vend në politikë.
Në fund, ilustrimi tjetër i enverizmit është përjashtimi për jetë, pra pushkatimi politik, i themeluesit dhe ish-kryetarit të partisë dhe një grupi të gjerë eksponentësh të PD. Vendim i marrë nga personazhe politike që kanë me PD, ose lidhje rastësore, ose të shkëputura, ose të luhatura, ose të vonshme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38