Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Naum Mara*
Sa më shumë dua të largohem nga figura e errët e kolegut Pitër Uillson, aq më shumë ai vazhdon të shfaqet gjatë maktheve të mia. Dikush mund të thotë se unë vuaj nga WDS (Wilson derangement syndrome), që është një gjendje mendore iracionale, që reagon keq ndaj çdo vepre të projektuar nga Uilson pa asnjë analizë profesionale të logjikshme.
Por nëse unë kam një problem të shëndetit mendor si të themi WDS, kjo nuk i prish punë askujt në Shqipëri, veçanërisht në Korçë. Aq më pak mund të dëmtojë frekuentuesit e Bibliotekës “Thimi Mitko” e projektuar me aq finesë, frymëzim dhe funksionalizëm nga arkitekti australian.
I vetmi problem i vogël i Bibliotekës është se nuk ka vend për “Fondin” e bibliotekës, të krijuar në 100 vite të ekzistencës së saj. Dhe pikërisht këtu nis makthi im i ri, me arkitektin që e ka projektuar, me Bashkiakët që e bënë “Qytetar Nderi të Korçës” dhe me punonjësit e Bibliotekës, që krenohen me hapësirat plot dritë dhe sharm të projektuar nga vetë ai, projektuesi gjenial, që ka eskluzivitetin e projektimit në Korçë. (Thuhet se vetë Edi Rama, i Gjatfuqishmi, ka urdhëruar që Korça duhet të mbajë vetëm firmën e PË.)
Kur shkoj në qytetin tim, gjithnjë kërkoj të shoh diçka nga Fondi i pasur i Bibliotekës, qoftë periodikë apo libra të caktuar. Përgjigja është; “Për momentin Fondi nuk është i ‘aksesueshëm”, por shumë shpejt ky problem do zgjidhet”. 5-6 vjet kaluan “shumë shpejt” dhe Fondi ende është i groposur në disa bodrume të një ndërtese ngjitur me Bibliotekën. Po në kushte ideale ndriçimi dhe lagështie, se nëse Rilindasit dinë të bëjnë diçka mirë, është të rilindin çdo gjë të vdekur. Dhe pa u asgjësuar plotësisht Fondi, ai do rilindë diku. Me bekimin e Të Gjatfuqishmit, Di Lanas ose të Kryetarit të Ardhshëm të Bashkisë, kushdo që të jetë.
Por diçka është bërë disa vjet më parë për një pjesë të Fondit. Janë “digjitalizuar” periodikët e para vitit 1944. Me fondet e taksapaguesve. Ndonëse unë nuk paguaj taksa në Korçë, mendova se mund të kërkoj të shoh një pjesë të të “digjitalizuarave” për qëllime studimore, që lidhen me një libër për Korçën, që kam në duar. Dhe i kërkova ndihmë drejtores së Bibliotekës, e cila, më duhet të shtoj se, ka qenë shumë e gatshme të më ndihmojë në të shkuarën. Edhe këtë radhë përgjigja ishte e menjëhershme, dhe më drejtonte në emailin zyrtar të Bibliotekës, ku duhet të drejtoja kërkesën time të specifikuar. Dhe unë e bëra të specifikuarën, duke menduar se “dosjet” e periodikëve nuk kanë nevojë për mjedise të veçanta si Fondi, por mund të depozitohen në një kompjuter të vetëm.
Dhe prita. Dhe përgjigja nuk erdhi.
Atëhere makthi mu shtua. E kuptoj që ndoshta jam paranojak, por mendova se Kërkesa ime e Specifikuar shkon diku, në një Komision, i cili shqyrton Kërkesat e Specifikuara me hollësi dhe pastaj sheh nëse janë kërkesa të arsyeshme dhe nëse duhen përmbushur. U tremba, edhe se unë kam”lehur” kundër Karvanit të drejtuar nga Kryekarvanisti Edi Rama. Dhe disa nga karvanistat janë Nicolo Di Lana, Ligaveci Gollash, Përpaqe Kita, të gjithë eprorë të drejtores Jorida Tollkuçi, që më ka ndihmuar dikur. Mos ndoshta në këtë komision partiako-bashkiak, unë konsiderohem si një person i papëlqyeshëm, që nuk kontribuoj në taksat, që nuk kam ID shqiptare, që sulmoj padrejtësisht funksionarët e shkëlqyer të PS, që mund të përdor materialet “digjitale” për të nxirë realitetin Rilindas etj etj.
Se nuk kuptoj se si nuk kam asnjë përgjigje për kërkesën time për “Gazeta e Korçës” e vitit 1937 dhe të gjysmës së parë të vitit 1938. E kuptoj që punonjësit e Bibliotekës kanë një ngarkesë të jashtëzakonshme, por sa për të më dërguar një përgjigje të tipit “Kërkesa juaj po shqyrtohet. Faleminderit për mirkuptimin” nuk besj se ishte një humbje e madhe kohe.
Ndaj i trembem në mënyrë irracionale ekzistencës të një Komisioni Miratonjës, të kryesuar nga një funksionar Bashkiak dhe i mbushur me patronazhistë. Se për disa patronazhistë unë jam jo vetëm “dele e zezë“, por edhe “mace e zezë“, që nuk duhet t’ju dal para. Se ndjell tersllëk!
Kam frikë se sonte do mbetem pa gjumë, i shqetësuar se Komisione të tilla Rilindase, që veprojnë në mënyrë selektive edhe për përdorimin e “Fondeve të Bibliotekës” ekzistojnë. Prej tyre unë nuk do kem kurrë mundësi të lexoj periodikët që më duhen. Prej tyre unë do detyrohem të shkruaj sërish kundër Pitër Uillson, si dhe kundër personelit të Bibliotekës, gjë që do e bëj pa dëshirë. Prej tyre unë mund të detyrohem të hap një proces gjyqësor i ndihmuar nga avokati im në Tiranë, që do e shpjerë “aksesin” tim tek “Fondi” edhe 3-4 vjet më pas.
Me një fjalë unë mund të kem në dispozicion ato që dua të lexoj vetëm në vitin 2030.
Librat që janë blerë në vite me paratë e taksapaguesve.
Periodikët që janë digjitalizuar me paratë e taksapaguesve.
Në Institucionin e projektuar shumë keq dhe të ndërtuar me paratë e taksapaguesve.
“Mos kishe lehur dhe çdo gjë do kishte qënë shumë e lehtë për ty!”, do më thotë avokati im para se të nisë të përpilojë akuzën civile ndaj Bashkisë, për moslejim të “aksesit” në Fondet e Bibliotekës. E di që do ndjehem si “qen”, por ndonjëherë është më mirë të jesh qen se sa dykëmbësh në këtë botën e sotme.
Se të paktën si qen, unë do kem të drejtën të ngre njërën këmbë dhe të përmjerr në Bibliotekën “Thimi Mitko”, në këmbët e arkitektit australian dhe në zyrën e Ligavecit Gollash.
*Autori është arkitekt, jeton ne Kanada. Me origjinë nga Korça.
Të fundit
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14