Flash News

KRYESORE

Opozita kundërshton deklaratën e policisë: Skenari i dhunimit të institucioneve gjendet në zyrën e Edi Ramës

Opozita kundërshton deklaratën e policisë: Skenari i dhunimit

Opozita e bashkuar ka dënuar deklaratën e Policisë së Shtetit, që paralajmëronte se në protestën e së enjtes do të ketë tentativa për të hyrë në godinën e Parlamentit. Sipas tyre, nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, atëherë ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës.

“Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë. Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur! Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit “339”, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit!”, thuhet në reagimin e opozitës së bashkuar.

Në fund, shtohet se sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, për të mos mbetur peng i krimit dhe korrupsionit të mazhorancës së Edi Ramës.

Foto/ Protesta e opozitës, policia rrethon Parlamentin me tela me gjemba

Nesër opozita në protestë, Rama ndryshon agjendë; largohet nga Tirana

Të fundit