Flash News

KRYESORE

Pak para nisjes në Hagë, Thaçi vizitë në Shqipëri; takim me Metën në Gjirin e Lalzit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur të qetësohet këtë fundjavë në Shqipëri, ndërsa të hënën niset për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale në Hagë, për aktakuzën për krime lufte gjatë luftës ndaj Serbisë.

Gjatë pushimeve të tij në Gjirin e Lalzit, ai është takuar me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Ky takim mes dy presidentëve- të Kosovës dhe Shqipërisë- është “zbuluar” nga një qytetare shqiptare nga Struga, Bujarja, e cila ndodhej aty po ashtu për pushimet verore.

Bujarja ka “rrëmbyer” disa momente nga koha e presidentëve për të bërë një foto, të cilën e ka postuar më pas në rrjetet sociale.

“Me dy Presidentët”, shkruan ajo.

Të fundit