
Flash News
Denoncon Luan Baçi: Një kuti votimi ka ardhur me 500 fletë votimi mangët
I shoqëruar nga familja, Berisha voton në QV-në e shkollës “Kosova”
Skandal në Petrelë/ Gjeten në rrugë një tufë kartash ID të qytetarëve
Finiq/ Mosparaqitja e komisionerëve bllokon votimin, policia niset për t’i marrë
Probleme edhe në Shijak/ Pajisja biometrike nuk njeh shenjat e gishtërinjve të votuesve
Paketa anti-shpifje kundërshtohet nga Qendra Europiane e Mediave: Qeveria të ndalojë procedimin e projektligjeve

Nga Liridon Cecja – Politiko.al
Dy projektligjet e propozuara nga Këshilli i Ministrave dhe të shpërndara nga AMA në datën 11 dhjetor kanë nisur të kundërshtohen nga organizatat ndërkombëtare.
Qendra Europiane për Lirinë e Mediave me qendër në Laipzig të Gjermanisë i tha Politiko.al se propozimi që mediat online të rregullohen nga shteti është në kundërshtim me praktikat e vendeve europiane dhe përbën tentativë për kontrollimin e përmbajtjes dhe rrjedhjes së lirë të informacioneve.
“Qendra Europiane për Liri të Mediave (The European Centre for Press and Media Freedom) është jashtëzakonisht e shqetësuar me dy propozimet ligjore të qeverisë shqiptare, sipas së cilave tentohet 1) regullimi shtetëror i mediave online, në vend të vetë-rregullimit dhe 2) detyrimi ligjor që mediat online të regjistrohen pranë një autoriteti shtetëror.
Vetërregullimi është mënyrë e rregullimit të mediave të shkruara dhe atyre online, kryesisht përmes këshillave të mediave që përbëhen dhe menaxhohen nga përfaqësues e mediave. Në shumicen e vendeve me demokraci të mirëfilltë, si Belgjika, Austria, Hollanda, Suedia, Finlanda, mediat online dhe të shkruara vetë-rregullohen.
Sipas nesh, propozimi që mediat online të rregullohen nga shteti është në kundërshtim me praktikat e këtyre vendeve dhe përbën tenativë për kontrollimin e përmbajtjes dhe rrjedhjes së lirë të informacioneve. Qeveria duhet të angazhohet në krijimin e një klime të përshtatshme që do t'i mundësojë industrisë së mediave vetë-rregullimin”, sqaroi Qendra Europiane për Lirinë e Mediave.
Mësohet se propozimet e mazhorancës, janë kundërshtuar edhe nga zyra e përfaqësuesit të OSBE për Lirinë e Medias, që ë ka bërë të qartë se një ligj i tillë do të cenontë seriozisht lirinë e shprehes. Ishte pikërisht kjo zyrë, e cila detyroi edhe qeverinë e Maltës të hiqte dorë nga një tentativë e tillë.
“Lidhur me regjistrimin e mediave online, zyra e përfaqësuesit të OSBE për Lirinë e Medias e ka bërë të qartë që shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrim të detyrueshëm të mediave online si parakusht për punën e tyre dhe se një gjë e tillë do të kishte efekt shumë negativ në lirinë e medias. Një praktikë e tillë, nëse zbatohet, do të kufizonte qasjen e publikut në burime të ndryshme të informacioneve dhe do të cënonte të drejtën në lirinë e shprehjes dhe informacioneve online.
Kjo zyrë e OSBE-së këtë vit detyroi Maltën që të ndryshojë projektligjin për media dhe shpifje, e cila fillimisht detyronte mediat të regjistrohen. Pas kritikës, regjistrimi i mediave në Maltë është lënë opsionale, pra mediat vendosin nëse dëshirojnë të regjistrohen apo jo pranë një autoriteti shtetëror. Propozimi që mediat online të regjistrohen është në kundërshtim me standardet e OSBE-së.
Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë që projektligjet janë hartuar në mënyrë tinzare, pa përfshirë mediat dhe shoqërinë civile dhe komunitetin ndërkombëtar. ECPMF kërkon nga qeveria shqiptare që të menjëherë të ndalojë procedimin e këtyre projektligjeve dhe të konsultojë paraprakisht industrinë e mediave, organizatat jo-qeveritare dhe zyrat e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës dhe OSBE-së për mënyrat e rregullimit të mediave online”, përfundoi Qendra Europiane për Lirinë e Mediave.
Fuqizimi i portaleve dhe shndërrimi i tyre në një mjet të rëndësishëm për informimin e publikut në mënyrë të pavarur nga qeveria, duket se po i rrezikon Edi Ramës investimin e tij më të madh 20 vjeçar në politikë: propagandën nëpërmjet kontrollit të mediave kryesore tradicionale në vend, si gazetat dhe televizionet.
Të fundit



Edi Rama voton në Surrel: Të presim çfarë do të thotë populli
11 Maj 2025, 10:57
Denoncon Luan Baçi: Një kuti votimi ka ardhur me 500 fletë votimi mangët
11 Maj 2025, 10:50


I shoqëruar nga familja, Berisha voton në QV-në e shkollës “Kosova”
11 Maj 2025, 10:26

Skandal në Petrelë/ Gjeten në rrugë një tufë kartash ID të qytetarëve
11 Maj 2025, 10:09





Socialistët blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD
11 Maj 2025, 09:16
Ervin Salianji voton në burgun e Fierit: Votoni që të shëroni Shqipërinë
11 Maj 2025, 09:05

Votuesja fotografoi votën në Elbasan, kapet në flagrancë nga komisionerët
11 Maj 2025, 08:46
Iu gjetën listë me emra, policia arreston dy persona në Rrëshen
11 Maj 2025, 08:37
Giro d’Italia në Vlorë, Policia publikon listën e rrugëve të bllokuara
11 Maj 2025, 08:33
100-vjeçari voton në Tiranë: Kam hedhur votë që në vitin 1946
11 Maj 2025, 08:17
Probleme me pajisjen biometrike në Tiranë, qytetarët nuk mund të votojnë
11 Maj 2025, 08:13


Shqiptarët zgjedhin parlamentin e ri, Berisha: A jeni gati njisha?
11 Maj 2025, 07:54

Procesi i votimeve nis me probleme teknike edhe në Berat e Lezhë
11 Maj 2025, 07:41





India akuzon Pakistanin për ‘shkelje’ pas marrëveshjes së armëpushimit
10 Maj 2025, 20:51
11 Maji/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Fier
10 Maj 2025, 20:29


Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!
10 Maj 2025, 19:33

Foto/ Në shkelje të Kodit Zgjedhor, posterat e PS shfaqen në QV në Tiranë
10 Maj 2025, 18:57



Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
10 Maj 2025, 17:38
Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë
10 Maj 2025, 17:18



Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të bashkuar se kurrë
10 Maj 2025, 15:55
Mandati i katërt: Një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë
10 Maj 2025, 15:36
Si të votoni nesër në zgjedhjet parlamentare?
10 Maj 2025, 15:24

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet e mëdha
10 Maj 2025, 14:51







Pse PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën 22.00?
10 Maj 2025, 11:55




Këmbimi valutor, 10 maj 2025
10 Maj 2025, 10:16
Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet?
10 Maj 2025, 09:59

SHBA-të nuk mund ta injorojnë më Shqipërinë
10 Maj 2025, 09:17


Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
10 Maj 2025, 08:51

Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
10 Maj 2025, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Maj 2025, 07:59

Mbyllja e mitingjeve/ Kush mori më shumë klikime, Rama apo Berisha
9 Maj 2025, 22:44
LaCivita flet për herë të parë nëse Berisha do të udhëtojë me të në SHBA
9 Maj 2025, 22:16













Aksident në Pogradec, plagoset një 73-vjeçare
9 Maj 2025, 20:05



DW: Zgjedhjet parlamentare, provë vendimtare për në BE
9 Maj 2025, 18:53



Depozitat në Euro ranë me 0.4% gjatë tremujorit të parë të vitit
9 Maj 2025, 18:17