Flash News

KRYESORE

Paloka tregon votuesit e 30 qershorit: Askush tjetër përveç administratës të kërcënuar

Paloka tregon votuesit e 30 qershorit: Askush tjetër përveç

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se në 30 qershor nuk do të votojnë qytetarët, por vetëm administrata që kërcënohet nga Edi Rama.

“Përveç administratës, e cila po të detyrohet, nën kërcënim, të shkojë të marrë pjesë në këtë farsë të fëlliqur, asnjë tjetër nuk shkon. Madje, shumë socialistë kanë deklaruar edhe publikisht”-tha Paloka.

Paloka thotë se Rama ka si synim vendosjen e diktaturës.

“Praktikisht Rama po konsumon një grusht shteti dhe pas 30 qershorit synon të vendosë diktaturën. Këtë e ka thënë me gojën e palaçove të tij”-deklaroi Paloka.

Të fundit