Flash News
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Parlamentit ia ka marrë k...t Rama dhe ia ka shtrydhur” / Shkullaku kërkon lista të hapura
Gazetari Armand Shkullaku mendon se parlamenti shqiptar është jofunksional dhe se kontrollohet nga kryeministri Edi Rama. Ai tregon edhe sistemin që i shkon për shtat vendit, e gjithashtu komenton edhe marrëveshjen për reformën zgjedhore.
“Këtu mat forcat, me sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura. Si mund të hapësh partinë me lista të mbyllura. Me lista të mbyllura deputeti nuk është aty për aftësi të veta, por se e fërkon kryetari. Parlamenti sot nuk është i dobët, por është i tredhur. Ia ka marrë koqet Edi Rama sot dhe ia ka shtrydh”, deklaroi Shkullaku në emisionin “Opinion”..
Më pas u ndal edhe te tryeza për reformën zgjedhore.
“Tani janë ulur në tryezë për të bërë reformën zgjedhore…tani kjo tryezë ku këto janë ulur a garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë kjo është pyetja…nëse opozita del thotë jo të ulet me Damianin po të ulet me shejtanin për mua nuk ka asnjë problem nëse del produkti.
Nuk e di nëse do arrihet derisa janë ulur. Këta kanë thënë që zgjedhje me Edi Ramën s’ka ndoshta nga kjo tryezë do të dalë një formë që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme edhe me Edi Ramën …ose që Edi Rama mund të iki dhe të bëhet një qeveri teknike për 3 muaj.”, përfundoi ai.