Flash News

KRYESORE

Partizani gabon me Bylisin, Skënderbeu mposht Teutën

Partizani gabon me Bylisin, Skënderbeu mposht Teutën

Partizani sot u ndal në barazim 2-2 nga Bylisi në "Air Albania Stadium". Skuadra kryeqytetase ishte duke fituar 2-0 deri në 30 minutat e para të takimit, por ballshiotët u treguan shumë efikasë dhe arritën të merrnin një pikë nga kjo ndeshje delikate.

Goli i barazimit pati jo pak polemika. Guindo u tregua më i shpejtë se Hoxha dhe provoi të gjuajë me kokë. Belica u përpoq ta ndalte topin, por më kot.

Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu fitoi 3-2 ndaj Teutës duke siguruar tri pikë shumë të rëndësishme. Golin vendimtar të takimit e shënoi Bregu në minutat e fundit të takimit.

Të fundit