Flash News

KRYESORE

Pas dorëheqjes së Fatmira Hajdarit, zgjidhet gjyqtarja relatore për çështjen e Bashës

Pas dorëheqjes së Fatmira Hajdarit, zgjidhet gjyqtarja relatore

Pas dorëheqjes së Fatmira Hajdarit, relatore e çështjes së gjykimit të kryedemokratit Basha për lobimin rus do të jetë gjyqtarja Shpresa Becaj.

Seanca do të mbahej më 23 prill, por u shty për më 30 prill, pra nesër, ora 10, për shkak të dorëheqjes se Hajdarit.

Mësohet se Becaj u zgjodh ditën e sotme pas procesit të rishortimit. Kujtojmë se gjyqtarja Fatmira Hajdari u dorëhoq nga çështja e Bashës për shkak të konfliktit të interesit.

Dorëheqjen e argumentoi me faktin që çështja të mos paragjykohet.

“Basha ka qenë disa herë në shtëpinë time si kryetar i opozitës në ceremonitë për bashkëshortin tim. Pres që kërkesa ime të pranohet”, deklaroi Hajdari.

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh në çështjen e lobimit pasi nuk ekzistojnë prova. Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

Prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte vendimin.

Të fundit