Flash News

KRYESORE

Pas largimit nga "Digitalb" mësohet projekti i ri i Jonida Vokshit

Pas largimit nga "Digitalb" mësohet projekti i ri i Jonida
Në muajin gusht, disa ditë para martesës me Besnik Krapin, Jonida Vokshi lajmëroi fansat dhe ndjekësit e saj se ajo po largohej nga Digitalb, platformë me të cilën kishte punuar gjatë. Ndërsa në shtator, ajo kurorëzoi dashurinë e saj me Besnikun në një ceremoni martesore mjaft të veçantë në bregdet. Ndërsa sot, Jonida ka treguar për projektin e saj më të ri. Moderatorja do të jetë pjesë e platformës "online" pët video, 'Gjirafa Video'. Në këtë platformë janë publikuar të gjitha seritë e serialeve më të njohur në Kosovë, telekomedive, emisione dhe filma. Në postimin e saj në Instagram, Jonida shkruan: Te dashur miq! Me shume kenaqesi bej publike sot per ju,se shume shpejt do te nis nje rrugetim per te cilin kam punuar keto kohe,e jam shume entuziaste. Nje rrugetim ne “shtepine time te re”. Shume shpejt,me nje pakete projektesh shume te vecanta do mund te takohemi se bashku ne GJIRAFA! Shume e lumtur qe jam tashme pjese e @gjirafavideo #gjirafavideo 😍 Dashuri per te gjithe ju️ Dhe shihemi shume shpejt!

Të fundit