Flash News

KRYESORE

Pas protestave kundër HEC-it, shembet diga e betonit në Kanionin e Holtës në Gramsh

Pas protestave kundër HEC-it, shembet diga e betonit në Kanionin e

Është shembur sot diga prej betoni pranë Kanionit të Holtës në Gramsh. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku Klodian Taçe, ndërsa gjatë muajve të fundit janë zhvilluar shumë protesta nga PD dhe aktivistë kundër ndërtimit të HEC-it që shkatërron ketë zonë të mbrojtur natyrore.

“Të dashur qytetarët e mi, me kënaqësi dua t'ju njoftoj se është marrë vendimi për prishjen e digës së betonit pranë Kanionit të Holtës. Edhe njëherë doja të falënderoja të gjithë ata që reaguan dhe mbështetën, se bashku me mua, interesin e qytetarëve të Gramshit.

Falënderoj veçanërisht ministren përkatëse, zonjën e nderuar Belinda Balluku e cila u përgjigj pozitivisht shqetësimit tonë, spektrin politikë ku unë bëj pjesë që na mbështetën me reagimin e menjëhershëm, banorët e zonës, aktivistët e ndryshëm që dolën në mbrojtje të një kauze të drejtë dhe të gjitha mediat që i dhanë jehonë problemit të qytetarëve të Gramshit.

Iku koha kur Bashkia e Gramshit përbuzej dhe pasuritë e shumta natyrore përdoreshin për përfitime personale të një grupi të caktuar personash.

Bashkia Gramsh nën drejtimin tim nuk do lejoj asnjë investim, sado strategjik të jetë nëse cënon pasuritë natyrore të zonës.

Janë pasuri që na i ka falur zoti dhe nuk duhet të keqpërdoren.

Bashkia nën drejtimin tim do udhëhiqet gjithmonë drejt interesave qytetare”, shkruan kryebashkiaku i Gramshit.

Të fundit