Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit nga Olta Xhaçka, Meta i jep tjetër funksion ish-drejtorit të PS

Pas shkarkimit nga Olta Xhaçka, Meta i jep tjetër funksion

Presidenti Ilir Meta jo vetëm ka dekretuar Arben Ahmetajn si ministrin e Shtetit për Rindërtimin pas tërmetit, si propozim i kryeministrit Edi Rama, por ka bërë edhe një emërim të ri.

Përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi njofton se ka emëruar Shemsi Prençin si Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të emërojë Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile”, shkruan Blushi.

Kujtojmë se në qershor të vitit 2018 Prençi u shkarkua nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kur mbante postin e kreut të Emergjencave Civile.

Të fundit