Flash News

KRYESORE

Pasi i prishin lokalin, Kokëdhimën e mërzisin edhe avokatët

Pasi i prishin lokalin, Kokëdhimën e mërzisin edhe avokatët

Mihal Kokëdhima, autori i sulmit ndaj një familjeje spanjolle, i cili me veprimin e tij jonormal ka bërë që të flasin mediet evropiane ka marrë një tjetër lajm të papëlqyer. Avokatët e tij nuk do ta përfaqësojnë më në seancat gjyqësore, raporton Report TV.

Kujtim Cakrani dhe Erjon Besimaj lajmëruan 51 vjeçarin, të cilit sot iu prish nga autoritetet shtetërore edhe lokali se nuk do të mbrojnë më interesat e tij në gjyq.

Kokëdhima ka sjellë një debat të gjerë në Shqipëri pasi ai hipi mbi kofanon e një makine dhe sulmoi një familje spanjolle, pasi debatuan për shërbimin në lokalin tij ën Porto Palermo të Himarës.

Familja e sulmuar, ishte ajo e Eugenio Galdon, spanjolli i159 më i pasur në Spanjë dhe një sipërmarrës me emër.  Mihal Kokëdhima u la në arrest me burg nga Gjykata e Vlorës për sulmin që i bëri turistëve.

Në seancën e dy ditëve më parë, avokatët kërkuan që ai të hetohej i lirë me garanci pasurore, ndërsa e quajtën një gjyq politik e deklaruan se do ta apelonin vendimin. Por sot ata hoqën dorë nga mbrojtja e Kokëdhimës në këtë çështje.

Të fundit