Flash News

KRYESORE

PD akuza PS-së: Po bën gati policinë ta përdorë për fushatën elektorale për llogari të Ramës

PD akuza PS-së: Po bën gati policinë ta përdorë

Ish-deputeti i PD-së Endri Hasa akuzon mazhorancën se po bën gati Policinë e Shtetit për ta përdorur për fushatën elektorale në llogari të Edi Ramës.

Sipas Hasës, pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla në një aktivitet policor në Elbasan tregon se Policia e Shtetit nuk ekziston më, pasi ajo tashmë është Policia Private e Partisë Socialiste.

Reagimi i plotë:

Prej sot, Policia e Shtetit nuk ekziston më. Ajo është Policia Private e Partisë Socialiste. Pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një aktivitet policor në Elbasan, bashkë me gjithë drejtuesit e partisë lokale, e ka zhbërë konceptin “policia e shtetit”.

Në grahmat e fundit të pushtetit, ata po e bëjnë gati policinë ta përdorin për fushatën elektorale për llogari të Edi Ramës.

Pjesëmarrja e Taulant Ballës është edhe një mesazh i dëshpëruar për krimit, duke e shfaqur veten si shpëtimtarin e “çunave problematike”.

• Lajmi i keq është se policia po keqpërdoret si polici private zgjedhjesh, që nuk I shërben qyterarëve por një partie politike.

• Lajmi I mirë është se kanë mbetur vetëm 7 muaj nga shkrirja në një e policisë, e krimit dhe e partisë shtet.

https://www.facebook.com/endrihasa.al/posts/3200845833370135?__tn__=-R

Të fundit