Flash News

KRYESORE

PD premton publikimin e fakteve për dy kryebashkiakë të inkriminuar. Janë këto emrat e tyre?

PD premton publikimin e fakteve për dy kryebashkiakë të

Sekretari për çështjet zgjedhore ne Partiën Demokratike Ivi Kaso paralajmëri në studion e  Mbrëmje në ABC Neës të Mirela Milorit se së shpejti do të publikohen edhe dy raste të tjera të tëndidatëve socialistë për kryebashkiakë me të shkuar kriminale.

“Janë dhe dy raste të tjerë që do dalin ditë pas dite. Kemi të dhëna dhe do t’i publikojmë shumë shpejt”, deklaroi Kaso pa dhënë më shumë detaje.

Në media është përfolur se një nga rastet është ai i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani, i cili dyshohet se ka pasur probleme me ligjin në shtetin italian, ndërsa për rastin tjetër nuk ka informacione te sakta, ndonëse Gerti Bogdani ka përmendur Pjerin Ndreun.

Denoncimi i PD bëri që kandidati i Shkodrës, Valdrin Pjetri të tërhiqet nga marrja e mandatit pasi rezultonte i dënuar në Itali për shpërndarje droge.Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i cili është akuzuar për falsifikim parash në Greqi, por që nuk ka dhënë ende dorëheqjen.

Të fundit