Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Është kryebashkiaku Mark Babani, ‘kurbani’ i radhës i Partisë Demokratike?
Siç është paralajmëruar, Partia Demokratike do të denoncojë një tjetër kryebashkiak të PS të dalë nga procesi 30 qershorit si person me rekorde kriminale ne fushen e pastrimit te parave, trafikut te qenieve njerezore dhe lendeve narkotike.
Më i përfoluri deri tani është Mark Babani i Vaut të Dejës, për të cilin dyshohet se ka fshehur një dënim në një shtet të huaj, në Itali. Në formularin e vetëdeklarimit në KQZ, Babani ka pranuar se e ka ndryshuar mbiemrin për arsye personale nga Babaj në Babani.
Të hënën paradite, pritet të jetë sërish Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ai që do të bëjë publike dokumentet për këtë rast.
Më herët, falë publikimit të dokumenteve nga Partia Demokratike u zbuluan të kaluarat kriminale të kryebashkiashkëve të Shkodrës, Valdrin Pjetri dhe atij të Vorës Agim Kajmaku (Jorgo Toto).