Flash News

KRYESORE

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, ka përparim por jo marrëveshje

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, ka përparim por jo marrëveshje

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Msutafa as në mbasditen e sotme nuk e kanë gjetur një marrëveshje për formimin e qeverisë në Kosovë. Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se me VV-në kanë vendosur një standard të ri të komunikimit të ndërsjelltë, duke i informuar me detaje për marrëveshjen.

“Ju keni parë prej 6 tetorit kemi vendosur një standard të ri të komunikimit të ndërsjelltë mes dy subjekteve po edhe me qytetarët duke i informuar me detale.  Patëm një takim të gjatë po mjaft konstruktiv për të shkëmbyer të gjitha pozicionet tona për marrëveshje. Jemi dakordësuar që të vazhdojmë takimet në baza ditore.”, tha ai

Për Glauk Konjufcën e VV-së, ky takim i radhës mes dy liderëve ishe me rëndësi..

“Pajtohem që ishte një takim shumë i rëndësishëm në përpjekje për të gjetur marrëveshje. Pikërisht se i kemi shtruar të gjitha opsionet e mundshme dhe janë diskutuar plot mënyra të zgjidhjes, ndaj kemi pasur avancim. U pajtuam që takimet tona të jenë më të shpeshta, në të ardhmen dhe pikërisht për këtë arsye nesër sërish do të takohemi që të vazhdojmë ku e lamë sonte. Për takimin e nesërm, ka një dakordësim në mes të dy palëve që marrëveshja të arrihet:.

Të fundit